LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur dronët ukrainas godasin anijen luftarake 65 milionë dollarëshe të Putinit – sulmohet po ashtu edhe ura që lidh Krimenë me kontinentin

Momenti kur dronët ukrainas godasin anijen luftarake 65 milionë dollarëshe të Putinit – sulmohet po ashtu edhe ura që lidh Krimenë me kontinentin

Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë momentin kur një nga luftanijet më moderne të Vladimir Putinit u ‘godit dhe u fundos’ nga një sulm shkatërrues ukrainas me dron gjatë natës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Sergey Kotov në vlerë prej 65 milionë dollarësh, i cili hyri në shërbim vetëm në vitin 2022, thuhet se u godit nga një sulm shpërthyes me dronë kamikazë pranë Feodosia, në Krimenë e pushtuar.


Pamjet synojnë të tregojnë momentin e shpërthimit të madh në errësirë afër bregut.

Anija zakonisht ka një ekuipazh prej 80 vetësh – dhe fati i atyre në bord mbetet i paqartë.

Andriy Yermak, shefi i shtabit të presidentit Volodymyr Zelensky, tha në Telegram të martën se “Flota ruse e Detit të Zi është një simbol i okupimit. Nuk mund të jetë në Krimenë e Ukrainës”, në një referencë të dukshme ndaj sulmit.

Ajo erdhi pasi Ura e Krimesë – lidhja kryesore lidhëse midis Rusisë dhe territorit të aneksuar – gjithashtu u gjend nën sulme të vazhdueshme, duke shkaktuar të paktën nëntë orë ndërprerje të trafikut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori