LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Fraksioni i ASH-së është shumë afër që të shkojë me BDI-në

Taravari: Fraksioni i ASH-së është shumë afër që të shkojë me BDI-në

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, dje ka qëndruar në Strugë, prej ku tha se “krahu i Ziadin Selës është shumë afër që të shkojë me BDI-në në zgjedhje”.

Taravari tha se pret që kjo marrëveshje në mes krahut të Selës dhe BDI-së të bëhet publike javën e ardhshme.


“Disa më pyesin se a ishte e mundur të mos ndaheshim, po ishte nëse nuk shkonim me BDI-në. Por edhe nëse shkonim vetë në zgjedhje ne do t’ia siguronim 100 përqind fitoren BDI-së. Si mund ta ndaleshim ose ta fitojmë BDI-në – vetëm duke qenë bashkë. Do ta kisha bërë veprimin e njëjtë, por edhe më herët”.

“Veprimet që i bëjnë fraksioni i ASH-së tashmë është shumë afër BDI-së, shpresoj që javën e ardhshme ta bëjnë publike dhe arsyetimi do të jetë se nuk i kanë vulat. Por unë jam i gatshëm që t’ua nënshkruajë listat nëse dalin vetë dhe të masin forcën”, tha mes tjerash Taravari.

Pas përçarjes në ASH, të dy krahët e kësaj partie mbajtën kongrese të jashtëzakonshme. Krahu i Selës e shkarkoi Arben Taravarin nga pozita e kryetarit të partisë, ndërsa ai i Taravarit e shkrarkoi Selën nga pozita e kryetarit të Kuvendit Qendror. Për atë se e kujt është partia, pritet që Gjykata Themelore e Tetovës të vendosë javën e ardhshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Shëndetësi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori