LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Konjufca e luan patriotin në raport me asociacionin

Mushkolaj: Konjufca e luan patriotin në raport me asociacionin

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se kryeparlamentari Glauk Konjufca, po e luan patriotin në raport me asociacionin.

Analisti në TV Dukagjini, ka shtuar se Konjufca këtë qasje e ka pasur edhe para një kohe kur ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk ka të drejtë për të propozuar draft-statusin Kosovës.

“Nuk është hera parë që Glauk Konjufca e luan patriotin në raport me asociacionin. Këtë qasje Konjufca e ka pasur edhe para një kohe kur ka thënë se BE-ja nuk ka drejt me na propozu neve draft-statutin”.


“Sipas Konjufcës, pasi të marrim vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese për draftin, pastaj Kosova do të prezantojë një draft të vetin dhe do të marrë pjesë edhe nga drafti aktual, ato pjesë që Kosova pretendon që janë ose gjykon se janë në rregull sipas kushtetutës”, ka deklaruar Mushkolaj.

Konjfuca: Qeveria mund ta propozojë një draft-statut të Asociacionit
Lexo po ashtu Konjfuca: Qeveria mund ta propozojë një draft-statut të Asociacionit

“Ne e dimë që Albin Kurti e ka pranuar draftin e Bashkimit Evropian për asociacionin. Bazuar në atë draft, Kurti ka bërë plane se si me shku tutje me zbatimin e tij në kontekst të zbatimit të marrëveshjes së Ohrit. Konjufca tha se asociacioni mund të kryhet vetëm pasi të nënshkruhet marrëveshja e Ohrit”, vijon tutje Mushkolaj.

“Nëse nuk janë deklarata për konsum të brendshëm politik, Konjufca ndonjëherë di të hedhë fishekzjarre në kuptimin që kur krijohet njëfarë trajektore prej zotit Kurti e qëndrimeve të tij, deklarimet për asociacionin, ky del me një deklaratë kontra, i kënaq militantët e partisë. Pak militantë të partisë, edhe ata që ende besojnë se Kurti nuk e ka pranuara asociacionin. Ata që ende besojnë që Albin Kurti nuk e ka ndërruar qëndrimet e tij”.

Mushkolaj thotë se Albin Kurti e ka pranuar draft-statutin e asociacionit, ka pranuar të bëjë asociacionin.

“Dhe këto që Konjufca i thotë tash janë për konsum të brendshëm dhe janë tregues se Kosova nuk është e interesuar me zbatu Marrëveshjen e Asociacionit”, ka shtuar analisti.

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori