LAJMI I FUNDIT:

​Anëtarësimi i Kosovës në NATO, Hovenier: Na ndihmoni që t’ju ndihmojmë

​Anëtarësimi i Kosovës në NATO, Hovenier: Na ndihmoni që t’ju ndihmojmë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla shprehet optimiste se deri në vitin 2030, Republika e Kosovës do të jetë pjesë e Aleancës Veriatlantike të NATO-s dhe në Bashkimin Evropian.

Por, menjëherë ndaj kësaj deklarate ka reaguar ambasadori i ShBA-së, në Kosovë, Jefrrey Hovenier, ku u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian në vitin 2030 është ambicioz, kurse për anëtarësimin në NATO, theksoi se Kosova duhet ta ndihmojë ShBA-në, në mënyrë që edhe ajo ta ndihmojë Kosovën.

Këto deklarata ambasadori Hovenier i bëri në kuadër të panelit me temë “Hartimi i së ardhmes: Drejtimet e Politikave dhe Angazhimi Diplomatik”, ku mori pjesë ministrja Gërvalla.


Gërvalla theksoi se deri në vitin 2020 shumë gjëra duhet të ndryshojnë dhe projektimet e Kosovës më të mira mund të ndodhin deri atëherë.

Hovenier: Kosova të tregohet kreative në dialog, kështu hapet rruga drejt BE-së
Lexo po ashtu Hovenier: Kosova të tregohet kreative në dialog, kështu hapet rruga drejt BE-së

“Është shumë pyetje e vështirë kjo, sepse nuk varet vetëm nga Kosova se ku do të gjendemi në vitin 2030. E di që deri në atë vit shumë gjëra duhet të ndryshojnë dhe projektimet tona më të mira mund të ndodhin deri atëherë. Për shembull duhet të kemi një gjuhë të qartë dhe pengesa për ata që e pengojnë rajonin tonë. Pra të gjithë në çfarë mënyre, partnerët tanë, miqtë tanë që do të jenë të pranishëm në rajon duke dhënë sinjale të duhura që luftërat në të ardhmen nuk do të tolerohen, por për t’i parandaluar duhet të veprojmë me të tashmen përndryshe do të jemi në të njëjtën pozitë sikurse në vitet 90’ dhe nëse nuk përdorim parandalimin atëherë do të jemi tepër të zënë për të gjetur strategjitë e duhura për të përfunduar diçka që do të mund ta parandalonim lehtë po të kishte vullnet të mirë, analizë dhe persona të duhur. Ne në vitin 2030, në NATO dhe në BE”, theksoi Gërvalla.

Ambasadori i ShBA-së, në Kosovë, Jefrrey Hovenier ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i dëgjojë këshillat e dhëna.

“ShBA nuk mund të vendos kush mund të jetë shtet anëtar i BE-së. NATO e ka rolin e vet dhe duam ta avancojmë, por duam t’i ndihmojmë Kosovës, por duam që edhe Kosova të na ndihmojë përmes argumenteve të mira, shmangies së rrethanave se si të jesh një avokat efektiv. Shpresa ime është që qeveria do të dëgjoj këshillat e dhëna”, theksoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori