LAJMI I FUNDIT:

Topat e barit “e pushtojnë” qytetin e Utah-s duke lënë banorët të bllokuar brenda shtëpive

Topat e barit “e pushtojnë” qytetin e Utah-s duke lënë banorët të bllokuar brenda shtëpive

Topat e barit të quajtur Tumbleweeds kanë “pushtuar” një qytet në Utah, SHBA, duke lënë shumë banorë të bllokuar brenda shtëpive të tyre.

Erërat e forta kanë bërë që shumë vende të Utah-s si Jordania Jugore të duken si skena të filmave të vjetër perëndimor.

Dayne Moss nga lagjia Daybreak e Jordanisë Jugore, e përshkroi vendin se po dukej si të ishte përfshirë nga një tornado, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


“Nuk mund të shihje as matanë rrugës, sepse thjesht, e gjithë rruga ishte bllokuar”, tha Moss.

Imazhet e tjera treguan Tumbleweeds teksa ishin grumbulluar në afërsi të shtëpive. Edhe me këtë ndodhi të pazakontë, banorët dolën jashtë dhe ndihmuan njëri-tjetrin të pastronin rrëmujën.

Sipas Muzeut të Historisë Natyrore, topat e barit “i pushtojnë” të gjitha shtetet e SHBA-së, përveç Alaskës dhe Floridës. Bima e rrumbullakët e njohur edhe si gjembaku rus, është një bimë njëvjeçare e cila lehtë ndahet nga rrënja e saj. Njihet si bar i keq dhe helmues për kafshët që e hanë.

Për herë të parë në SHBA u pa në vitin 1870, kur edhe krijoi një nga “pushtimet e biumëve” më të mëdha në historinë amerikane. Gjithashtu, kjo lloj bime mund të paraqes rreziqe zjarri, reaksione alergjike, dhe mund të dëmtojë të korrat.

Por, kjo nuk është hera e parë që njerëzit mbesin të bllokuar nga Tumbleweeds. Në tetor të vitit 2022, një çift në Kolorado mbeti i bllokuar pasi e gjithë prona e tyre u mbush me gjembakun rus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zëdhënësja e Trumpit flet për ngrirjen e fondeve të USAID: Paguajmë për “punësimin e zgjuar” në Serbi dhe operat transgjinore

Zëdhënësja e Trumpit flet për ngrirjen e fondeve të USAID: Paguajmë për “punësimin e zgjuar” në Serbi dhe operat transgjinore

Evropa
Marina amerikane teston armën e saj të re laserike që kurrë s’i mbaron fuqia – publikohen imazhet mbresëlënëse

Marina amerikane teston armën e saj të re laserike që kurrë s’i mbaron fuqia – publikohen imazhet mbresëlënëse

Amerika
Kontraktorët e USAID-it shkarkojnë stafin, përballen me krizën e parave pasi Trump

Kontraktorët e USAID-it shkarkojnë stafin, përballen me krizën e parave pasi Trump "shkaktoi kaos në botën e ndihmave"

Amerika
Trump kërkon minerale të rralla nga Ukraina në këmbim të ndihmës ushtarake

Trump kërkon minerale të rralla nga Ukraina në këmbim të ndihmës ushtarake

Evropa
Organizoi garat e përleshjes së qenve, amerikani dënohet me 475 vjet burgim

Organizoi garat e përleshjes së qenve, amerikani dënohet me 475 vjet burgim

Amerika
Imazhe satelitore që thuhet se tregojnë Izraelin duke ndërtuar baza ushtarake në “zonën tampon” të Sirisë

Imazhe satelitore që thuhet se tregojnë Izraelin duke ndërtuar baza ushtarake në “zonën tampon” të Sirisë

Botë
Kalo në kategori