LAJMI I FUNDIT:

“Ka ende probleme në kufirin me Serbinë”, Kurti: Kosova e kërcënuar nga kriminelë që duan të pasurohen me luftë

“Ka ende probleme në kufirin me Serbinë”, Kurti: Kosova e kërcënuar nga kriminelë që duan të pasurohen me luftë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova vazhdon të jetë e kërcënuar nga ata që duan të pasurohen me luftë dhe armë, duke aluduar në organizatat kriminale serbe që veprojnë në veri të Kosovës.

Në një intervistë për agjencinë italiane “AGI” të shtunën, Kurti ka deklaruar se ata që janë pasuruar me luftën e fundit në Kosovë, janë kthyer në kriminelë dhe se tani po pasurohen në forma të tjera.

“Ka ende probleme në kufirin me Serbinë. Fatkeqësisht ata që u pasuruan me luftën janë kthyer në kriminelë dhe vazhdojnë të pasurohen me bitcoin, drogë dhe armë. Ata e mbulojnë biznesin e tyre me ide nacionaliste, por janë ende kriminelë”, ka thënë kreu i ekzekutivit Kosovar, transmeton Telegrafi.


Ai më tej ka akuzuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë – për lidhje të forta me Serbinë dhe Rusinë.

“Ata flasin për nacionalizëm dhe patriotizëm, por në realitet kanë ide fashiste dhe lidhje me Vuçiqin dhe Putinin”, është shprehur Kurti.

Kryeministri ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Ka thënë se po bëjnë çmos që ky proces të përshpejtohet.

Kosova e dorëzoi aplikacionin për anëtarësim në BE më 15 dhjetor të vitit 2022, pasi u njoh zyrtarisht nga Komisioni Evropian si shtet ‘kandidat potencial’.

“Nuk jemi ende zyrtarisht kandidat për anëtarësim, por po bëjmë çmos që sa më shpejt t’i afrohemi Bashkimit Evropian”, është shprehur ai.

Këtë intervistë Kurti e ka dhënë në Itali, ku po merr pjesë në Kongresin e Parlamentit Evropian Socialist. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori