LAJMI I FUNDIT:

Rusia pretendon se gjeneralët gjermanë diskutuan për shkatërrimin e urës së Krimesë

Rusia pretendon se gjeneralët gjermanë diskutuan për shkatërrimin e urës së Krimesë

Ministria gjermane e Mbrojtjes ka nisur një hetim nëse janë përgjuar bisedat e përfaqësuesve të forcave ajrore të saj, të cilët, sipas propagandës ruse, dyshohet se kanë diskutuar për hedhjen në erë të urës së Krimesë me raketa Taurus.

Një zyrtar i ministrisë gjermane të Mbrojtjes tha se Shërbimi Federal i Kundërzbulimit Ushtarak (BAMAD) kishte ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të hetuar incidentin.

Incidenti lidhet me publikimin nga propagandistja ruse, Margarita Simonyan të një bisede të supozuar mes disa gjeneralëve të forcave ajrore gjermane, duke diskutuar se si të vendosen raketat Taurus dhe të godasin urën e Krimesë.


"Barrierat" e ngritura nga Rusia për të mbrojtur urën e Krimesë nga sulmet e Ukrainës “janë larë nga një stuhi e shekullit” që goditi rajonin e Detit të Zi
Lexo po ashtu "Barrierat" e ngritura nga Rusia për të mbrojtur urën e Krimesë nga sulmet e Ukrainës “janë larë nga një stuhi e shekullit” që goditi rajonin e Detit të Zi

Propaganda ruse ishte shumë e “trazuar” nga kjo histori dhe kërkoi në mënyrë aktive detaje për gjeneralët që mundi të identifikonte në videon me origjinë të panjohur, shkruan newsweek.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se qeveria gjermane duhet të shpjegojë komentet për videon me origjinë të paqartë, përndryshe do të konsiderojë se po e pranon fajin Berlini.

Kjo erdhi në një kohë kur diskutimet gjermane për furnizimin e mundshëm të raketave me rreze të gjatë Taurus në Ukrainë po intensifikoheshin, një lëvizje që qeveria federale e kundërshton kategorikisht.

E konfirmojnë ukrainasit: Ne qëndrojmë prapa shpërthimeve të sotme në Krime
Lexo po ashtu E konfirmojnë ukrainasit: Ne qëndrojmë prapa shpërthimeve të sotme në Krime

Këtë javë, kancelari gjerman Olaf Scholz kundërshtoi edhe një herë dërgimin e raketave Taurus në Ukrainë, duke deklaruar se kjo do të thoshte se Gjermania do të bëhej palë në luftë me Rusinë.

Ai tha se Gjermania nuk mund t’i japë Ukrainës “një armë me rreze veprimi prej 500 km, e cila në rast të përdorimit jo të duhur mund të godasë një objektiv specifik diku në Moskë”.

Pretendimet e mëparshme të Scholzit se përdorimi i armëve me rreze të gjatë nënkuptonte praninë e trupave të NATO-s në Ukrainë për të përdorur raketa, tërhoqën kritika nga Britania e Madhe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Kalo në kategori