LAJMI I FUNDIT:

Alphonso Davies tani ka një çmim të vendosur nga Bayern Munichu

Alphonso Davies tani ka një çmim të vendosur nga Bayern Munichu

E ardhmja e mbrojtësit të Bayern Munichu, Alphonso Davies vazhdon të bëhet më e qartë me kalimin e ditëve, pasi Bavarezët thuhet se i kanë vendosur çmim.

Lojtari kanadez, kontrata e të cilit me Bayern Munich përfundon më 30 qershor 2025, dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin këtë verë, duke e vendosur kështu klubin e tij aktual në një udhëkryq total: ose ta shesë në qershor ose ta lërë të largohet pas përfundimit të kontratës.


Sot (e premte), gazeta gjermane Bild pohon se skuadra bavareze po merr gradualisht largimin e një prej mbrojtësve më të talentuar në skenën botërore dhe se tashmë ka vendosur një shifër për ta lënë atë të largohet.

“Askush nuk dëshiron të humbasë një lojtar falas”, drejtori i ri sportiv i Bayern Munichut flet për yjet e ekipit
Lexo po ashtu “Askush nuk dëshiron të humbasë një lojtar falas”, drejtori i ri sportiv i Bayern Munichut flet për yjet e ekipit

Çmimi i vendosur nga Bayern Munichu për kanadezin thuhet se është 70 milionë euro.

Takimet e fundit të klubit me agjentin e tij për të diskutuar një rinovim të mundshëm e kanë bërë të qartë se vetëm Real Madridi është në mendjen e Davies.

Në zyrat e Valdebebas, po përgatiten të hyjnë në fazën e transferimeve që ndikon drejtpërdrejt në negociatat mes dy klubeve, pasi Florentino Perez të japë dritën.

Ka shumë gjasa që ai të nisë me një ofertë më të ulët, rreth 35 milionë, duke qenë se Davies ka vetëm një vit të kontratës së tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori