LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Opozita s’është kundër vendimit për dinarin, por moskoordinimit me aleatët

Krasniqi: Opozita s’është kundër vendimit për dinarin, por moskoordinimit me aleatët

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka thënë se çështja e dinarit është shqetësuese, pasi sipas saj, është një çështje e brendshme e Kosovës nuk duhej të diskutohej në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Ajo ka theksuar se partitë opozitare e mbështetin vendimin, por se janë kundër mosdakordimit me aleatët ndërkombëtarë për rregulloren e re të BQK-së, për ndalimin e dinarit serb.

“Ne nuk jemi kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), jemi kundër asaj që nuk është dakorduar vendimi me ndërkombëtarët. As aleatët nuk janë kundër vendimit, pasi janë po të njëjtit njerëz që mbas luftës këta na kanë hequr dinarin na kanë sjellë euron, prapë jemi dakorduar me ta”, ka deklaruar Krasniqi në RTV Dukagjini.


Deputetja ka thënë se opozita e ka përkrahur vendimin e BQK-së, duke e vlerësuar si të drejtë dhe të ligjshëm.

Megjithatë, ajo ka shtuar se nuk duhej që çështja të bëhej pjesë e dialogut në Bruksel, por duhej të trajtohej brenda institucioneve të vendit.

“Opozita e ka përkrahë këtë vendim, sepse është i drejtë dhe i ligjshëm, por nuk ka dashur të bëhet pjesë e dialogut, brenda institucioneve tona me shku me dialogu me u marrë vesh në Bruksel, është dashur që kryeministri Kurti me u ulë me u dakorduar fillimisht më pas të merret vendimi. E kemi thënë se nuk jemi kundër vendimit, por kundër asaj që nuk është dakorduar me aleatët”, ka deklaruar Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë

Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë

Lajme
Kalo në kategori