LAJMI I FUNDIT:

Djegia e veturës në Leposaviq, Elshani nuk beson se rasti ka ndodhur për shkaqe politike

Djegia e veturës në Leposaviq, Elshani nuk beson se rasti ka ndodhur për shkaqe politike

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka dhënë detaje lidhur me djegien e veturës me targa serbe që ndodhi sot në Leposaviq.

Elshani, në RTV Dukagjini, ka thënë se Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë se bashku me zjarrfikësit, pas pranimit të informacioneve.


“Sipas informacioneve që ne kemi, diku rreth orës 04:00, në mëngjes, kemi pranuar informacione që është duke u djegur një veturë afër shkollës teknike në qytetin e Leposaviqit. Policia ka reaguar bashkë me zjarrfikësit dhe ka hasur në një veturë që është duke u djegur, ndërsa janë dëmtuar edhe dy vetura tjera që kanë qenë afër, por më dëme më të vogla materiale”, ka thënë Elshani.

Ai është pyetur se nëse kjo ka ndodhur për shkaqe politike por ai u përgjigj se nuk e beson një gjë të tillë, derisa tregon se ka raste shumë interesante që ndodhin në veri e që nuk kanë të bëjnë me politikë, më të cilat përballen çdo ditë.

Ndërsa për situatën në Zveçan pas largimit të trupave të KFOR-it, ai ka thënë se është e qetë.

“Policia ka numër të mjaftueshëm, afër dhe rreth komunës, që në rast se ndodh diçka, ne do të jemi aty”, ka thënë tutje zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut.

Ai ka thënë se kanë një bashkëpunim shumë të mirë me KFOR-in, kanë patrullime të përbashkëta, dhe se sipas tij, ata janë partnerë të besueshëm.

Në mëngjesin e sotëm, një veturë me targa serbe është djegur në Leposaviq.

Në lidhje me rastin nuk është arrestuar ende ndonjë i dyshuar, teksa rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”.

Në trend Lajme

Më shumë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me

Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me "kërkesat" për Asociacionin?

Lajme
Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Lajme
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
Kalo në kategori