LAJMI I FUNDIT:

Nëse sauditët pranojnë shpjegimin e Ronaldos, atij do t’i duhen 20 minuta nga jeta e tij për të “mbledhur” paratë e gjobës

Nëse sauditët pranojnë shpjegimin e Ronaldos, atij do t’i duhen 20 minuta nga jeta e tij për të “mbledhur” paratë e gjobës

Komisioni Disiplinor dhe Etik i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite pranoi shpjegimin e dhënë nga Cristiano Ronaldo për sjelljen e tij “imorale” dhe ia zvogëloi pezullimin.

Ronaldo kapi organin gjenital gjatë ndeshjes kundër Al-Shabab pasi tifozët kundërshtarë e provokuan atë duke brohoritur emrin e Lionel Messit dhe ishte objekt i një takimi të Komisionit Disiplinor dhe Etikës të Federatës Saudite të Futbollit.


Ata donin ta ndalonin Ronaldon për dy ndeshje, por i dhanë një shans portugezit për të shpjeguar gjestin e tij.

“I respektoj të gjitha klubet. Gjesti i gëzimit shpreh forcën dhe fitoren dhe nuk është i turpshëm. Jemi mësuar në Evropë”, ka thënë Ronaldo dhe ky shpjegim u respektua pjesërisht.

Cristiano Ronaldo justifikon vetën për festën ndaj tifozëve kundërshtarë
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo justifikon vetën për festën ndaj tifozëve kundërshtarë

Ronaldo u dënua përfundimisht me një ndeshje dhe një gjobë prej 30,000 rial sauditë (7,372 euro).

Portugezi do të mungojë vetëm në ndeshjen e sotme kundër Al-Hazem, ndërsa do të mund të luajë kundër Al-Raed.

Sa fiton Cristiano Ronaldo në vit, muaj, javë, ditë, orë, minutë dhe sekondë me kontratën e re të nënshkruar në Arabi Saudite
Lexo po ashtu Sa fiton Cristiano Ronaldo në vit, muaj, javë, ditë, orë, minutë dhe sekondë me kontratën e re të nënshkruar në Arabi Saudite

Ajo që është veçanërisht interesante është se sa kohë do t’i duhet Ronaldos për të “mbledhur” paratë për gjobën.

Ronaldo fiton 196 milionë euro në vit, ose 375 euro në minutë, që në praktikë do të thotë se do t’i duhen vetëm 20 minuta nga jeta e tij për të “mbledhur” paratë e nevojshme për të paguar gjobën e vendosur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham emëron futbollistin më të mirë në botë - ka shënuar vetëm 21 gola në të gjitha garat

Jude Bellingham emëron futbollistin më të mirë në botë - ka shënuar vetëm 21 gola në të gjitha garat

La Liga
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

La Liga
Mesut Ozil me premtim të madh për tifozët e Tottenhamit nëse mposhtin Man Cityn sonte

Mesut Ozil me premtim të madh për tifozët e Tottenhamit nëse mposhtin Man Cityn sonte

Premier League
Luis Enrique i përgjigjet pyetjes për të ardhmen e Mbappes, por në një mënyrë të pazakontë

Luis Enrique i përgjigjet pyetjes për të ardhmen e Mbappes, por në një mënyrë të pazakontë

Ligue 1
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori