LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Sanksione për të gjithë ata që do t’i rrisin çmimet

Bytyqi: Sanksione për të gjithë ata që do t’i rrisin çmimet

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi deklaroi se çdo rritje e palogjikshme e çmimeve të produkteve ushqimore nga 1 marsi, do të sanksionohet. Ai tha se ngrirja e çmimeve nuk është një nga masat që i përgjigjet ekonomisë së tregut.

Bytyqi theksoi se duhet t’i rikthehemi rrjedhës normale të jetës dhe se i takon biznesmenëve të sillen ashtu siç duhet.

“Nëse ligji për praktikat e padrejta tregtare nuk miratohet, ne do të reagojmë në përputhje me rrethanat. Çdo rritje e palogjikshme e çmimit, e cila do të jetë jashtë logjikës së tregut, do të sanksionohet, e dimë se çfarë do të thotë nga e kaluara”, tha ai.


Bytyqi tha se më në fund është nxjerrë mësimi, që në vend përveç se të bësh biznes dhe të krijosh fitim, duhet të kesh moral dhe etikë në kompani. Ai pret që inspetorati i tregut nga e premtja të jetë në terren dhe të reagojë në mënyrë të duhur ndaj, siç thotë ai, çdo rritje të çmimeve.

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi të marëen njoftoi se masa e çmimeve të garantuara të produkteve ushqimore nga 1 marsi më nuk do të vazhdojë.