LAJMI I FUNDIT:

I ka vetëm 11 vjet dhe raporton për luftën, njihuni me palestinezen që nuk frikësohet ta kryejë detyrën e gazetares në Gaza

I ka vetëm 11 vjet dhe raporton për luftën, njihuni me palestinezen që nuk frikësohet ta kryejë detyrën e gazetares në Gaza

Një vajzë 11-vjeçe nga Rripi i Gazës ka arritur të fitojë vëmendjen e shumë mediave botërore për një veprim që ajo po e bën, dhe shumëkënd po e habit me guximin.

Bëhet fjalë për Sumayya Wushah, një prej gazetareve më të reja në moshë që vepron në Gazë dhe raporton për palestinezët, transmeton Telegrafi.


Gjatë një interviste të dhënë për Al Jazeera, kjo vajzë e re ka bërë të ditur se nuk frikësohet të raportojë nga qyteti i shkatërruar nga lufta në Rripin e Gazës.

Në këtë qytet që nga fillimi i luftës më 7 tetor mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite, janë vrarë mbi 100 gazetarë, por kjo nuk e dekurajoi fare palestinezen e re.

"Kush do të më thërrasë baba", rrëfimi i palestinezit që humbi mbi 100 anëtarë të familjes
Lexo po ashtu "Kush do të më thërrasë baba", rrëfimi i palestinezit që humbi mbi 100 anëtarë të familjes

Ajo theksoi se nëna dhe babai fillimisht ishin kundër idesë dhe vendimit të saj që të raportojë për luftën, duke ditur se gazetarët ishin cak i sulmeve.

Megjithatë kur panë këmbëngulësinë dhe vendosmërinë e saj që të kryejë këtë punë, ata u pajtuan dhe e mbështetën në çdo veprim.

Për punën thotë se është frymëzuar nga gazetarja e televizionit Al Jazeera, Shireen Abu Akleh, veterania e gazetarisë që u vra nga forcat izraelite në Jenin.

11-vjeçarja edhe para luftës në Rripin e Gazës kishte ëndërruar që një ditë të bëhet gazetare, dhe të shfaqet para ekraneve televizive. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Botë
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori