Gjykata e Apelit më 23 shkurt 2024, ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke vendosur që i akuzuari Enver Sekiraqa të kthehet në arrest shtëpiak, me ç’rast ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).
Apeli, ndaj tij ka caktuar sërish masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 muaj.
Ndryshe, me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 9 shkurt 2024, të pandehurit Enver Sekiraqa i ishte ndërprerë masa e arrestit shtëpiak më 10 shkurt 2024, dhe ndaj të njëjtit ishte urdhëruar masa e paraqitjes në stacionin policor.
Kurse, në vendimin e publikuar të Gjykatës të Apelit, thuhet se pas shqyrtimit të ankesës së PSRK-së, kjo gjykatë ka gjetur se në aktvendimin e shkallës së parë nuk janë dhënë arsye të mjaftueshme lidhur me peshën dhe përshtatshmërinë e kësaj mase.
“…dhe nuk ka vepruar drejt kur ndaj të pandehurit është bërë zëvendësimi i masës së arrestit shtëpiak me masën e paraqitjes në stacionin policor me arsyetimin se i pandehuri në këtë masë gjendet për me shumë së dy vite dhe se gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka pasur asnjë njoftim apo raportim nga ana e Policisë së Kosovës se i njëjti nuk e ka respektuar masën dhe se ka konstatuar se edhe me masën e paraqitjes në stacionin policor çështja penale do të zhvillohet pa vështirësi”, thuhet tutje në këtë vendim të Apelit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Po ashtu, thuhet se kolegji penal i Gjykatës së Apelit gjen se arsyeshmëria nuk është e drejtë dhe e ligjshme.
“…prandaj ndaj të pandehurit duhet të caktohet masa e arrestit shtëpiak, e kjo për faktin se sipas të dhënave në shkresat e lëndës del se i pandehurit akuzohet për vepër të rëndë penale më të cilën kemi edhe humbje jetë të zyrtarit policor”, thuhet tutje në vendim.
Më tej, thuhet edhe se ndaj të njëjtit është duke u mbajtur shqyrtim gjyqësor ku do të administrohen prova materiale dhe personale kështu që duke marrë parasysh të kaluarën e të pandehurit mund të ndikohet në forma të ndryshme nga ana e të njëjtit dhe në këtë mënyrë do të pengonte rrjedhën me sukses të procedurës penale.
Gjithashtu, në këtë vendim thuhet se nga të gjitha rrethanat e kësaj çështje penale ekziston rreziku permanent se nëse i pandehuri gjendet në liri ekzistojnë rrethanat e ikjes, marrë parasysh faktin se i pandehuri pas kryerjes së veprës penale për të cilën dyshohet se e ka kryer është arratisur për një kohë të gjatë, dhe nëse lihet në liri të plotë ekziston mundësia se i njëjti do të arratiset përsëri.
Sipas këtij vendimi, kjo masë do t’i llogaritet nga data 23 shkurt 2024 dhe se masa e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit është caktuar konform dispozitës ligjore nga nenin 181 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 e 1.2 të KPPRK.
Aktakuza ndaj Enver Sekiraqës ishte ngritur në prill 2014 për tri vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm.
Gjykata Themelore në Prishtinë, për herë të dytë më 16 shtator 2019, e kishte shpallur fajtor Enver Sekiraqën për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe i kishte shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 30 vitesh.
Mirëpo, Gjykata e Apelit me 6 mars 2020, kishte vendosur të aprovojë ankesën e mbrojtjes së Sekiraqës duke e kthyer rastin për të dytën herë në rigjykim, pasi sipas Apelit aktgjykimi i shkallës së parë ishte marrë me shkelje të dispozitave të procedurës penale.
Sekiraqa për të njëjtin rast ishte dënuar edhe më 17 maj 2016, për dy vepra penale për “nxitje në kryerje të vrasjes së rëndë” dhe për veprën “detyrimi” me dënim unik prej 37 viteve burgim, kurse ishte liruar për veprën penale “dhunimi”.
Gjykata e Apelit, më 24 tetor 2017, kishte mbajtur një seancë dëgjimore lidhur me caktimin e masës së sigurisë ndaj Enver Sekiraqës, pasi e njëjta gjykatë më 19 tetor, në orët e mbrëmjes, e kishte liruar nga paraburgimi atë dhe ndaj tij kishte shqiptuar masën e arrestit shtëpiak.
Për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij, kishin votuar tri gjykatëset e Apelit, dy nga radhët e EULEX-it, Elka Ermenkova dhe Anna Adamska-Gallant, si dhe gjykatësja vendore Mejreme Memaj.
Por, kjo gjykatë, pas vetëm dy ditësh, kishte vendosur që sërish ta rikthej në paraburgim, Enver Sekiraqën dhe për këtë, shkak ishte bërë një fotografi e publikuar në rrjetin social, nga miqtë që e kishin vizituar atë pas lirimit nga paraburgimi.
Me këtë, gjykata e shkallës së dytë, kishte vlerësuar se Enver Sekiraqa ka shkelur masën e arrestit shtëpiak, që i ishte caktuar.
Ndryshe, në seancën e Gjykatës së Apelit, e cila ishte mbajtur më 6 shtator 2017, ku ishin shqyrtuar pretendimet ankimore të palëve, Enver Sekiraqa, kishte kërkuar që të lirohet nga paraburgimi dhe të mbrohet në liri.
E si garancinë për lirimin e tij, Sekiraqa kishte ofruar pasurinë e tij, përfshirë shtëpinë, lokalin dhe një shumë parash, të cilat kishte thënë se do t’i mblidhte me ndihmën e familjes.
Prokurorja ndërkombëtare e Prokurorisë së Apelit, Anca Stan, në seancën e 6 shtatorit të kolegjit të Apelit, kishte deklaruar se përveç pretendimeve në ankesë nuk kishte çfarë të shtonte tjetër, por e njëjta kishte thënë se kërkesa e palës mbrojtëse që të përjashtohen disa nga provat kruciale janë të gabuara.
Në prill të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Enver Sekiraqës për tri vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm.
Prokuroria pretendon se incidenti i ndodhur në “Sëiss Casino” në mes të Sekiraqës dhe Rizës ishte njëri nga motivet që çuan në vrasjen e Triumf Rizës.
Incidenti në “Sëiss Casino”, kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2006, ndërsa në të ishin të përfshirë Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër. Në këtë incident i plagosur rëndë kishte mbetur Arben Selmani.
Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mickoski: Deri në fund të sezonit të ardhshëm veror pres që deri në 120 autobusë elektrikë të qarkullojnë në transportin publik
Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj