LAJMI I FUNDIT:

Hungaria ratifikon anëtarësimin ‘historik’ të Suedisë në NATO

Hungaria ratifikon anëtarësimin ‘historik’ të Suedisë në NATO

Parlamenti hungarez ka ratifikuar kërkesën e Suedisë për t’ju bashkuar NATO-s, duke u bërë kështu shteti i fundit që është anëtar i NATO-s që e ka bërë një gjë të tillë.

Siç raporton Sky News, kryeministri suedez Ulf Kristersson, tha se është një “ditë historike”, transmeton Telegrafi.


Parlamentet e të gjitha vendeve anëtare të NATO tashmë kanë votuar në favor të Suedisë që t’i bashkohet NATO-s.

“Suedia qëndron e gatshme dhe do t’i merr përgjegjësitë në NATO”, shtoi Kristersson.

Hungaria pritet të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO
Lexo po ashtu Hungaria pritet të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO

Në anën tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mirëpritur votimin nga ana e Parlamentit hungarez, duke theksuar se anëtarësimi i Suedisë, do ta “t’i bëjë të gjithë më të fuqishëm dhe të sigurtë”.

Suedia kishte shmangur anëtarësimin në aleancën më të madhe ushtarake për më shumë së 200 vite, por ishte pushtimi rus në Ukrainë që ndryshoi këtë qëndrim të suedezëve.

Pothuajse brenda një nate vendosën t’i bashkohen idesë së fqinjit, Finlandës që t’i bashkohen NATO-s, por ishte Turqia dhe Hungaria që ishin skeptike – pavarësisht se të gjitha vendet e tjera anëtare të NATO-s ishin për pranimin e këtyre dy vendeve nordike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

Amerika
'Ukrainasit kryejnë sulm me dron' në Belgorod të Rusisë, shembet një ndërtesë shumëkatëshe

'Ukrainasit kryejnë sulm me dron' në Belgorod të Rusisë, shembet një ndërtesë shumëkatëshe

Evropa
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Kalo në kategori