LAJMI I FUNDIT:

Ministri ukrainas i Mbrojtjes thotë se vonesat e gjysmave të ndihmave nga vendet perëndimore, po i kushtojnë me jetë njerëzish vendit të tij

Ministri ukrainas i Mbrojtjes thotë se vonesat e gjysmave të ndihmave nga vendet perëndimore, po i kushtojnë me jetë njerëzish vendit të tij

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, ka deklaruar se gjysma e ndihmës ushtarake e dedikuar për Ukrainën dështon të arrijë në kohë, raporton CNN.

Rustem Umerov tha se gjysma e të gjitha ndihmave ushtarake të destinuara për Kievin arrijnë në vendin e tij me vonesë, duke i kushtuar Kievit me jetë njerëzish në fushëbetejë, transmeton Telegrafi.

“Nëse pajisjet e alokuara nuk arrijnë në kohë, ne humbin personel ushtarak, territor. Kjo është luftë, ku forcat aleate duhet të sigurohen që dërgesat të arrijnë në kohë”, shtoi Umerov.


Duke folur në një konferencë në Kiev, Umerov kritikoi vonesat duke e cilësuar situatën si “ndryshuese dhe dinamike”.

Paralajmëron Sekretari britanik i Mbrojtjes: Putin mundet sërish të përdor sulmet me Novichok në vendin tonë
Lexo po ashtu Paralajmëron Sekretari britanik i Mbrojtjes: Putin mundet sërish të përdor sulmet me Novichok në vendin tonë

Komentet e tij vijnë në kohën kur mbështetja për Ukrainën duket se ka stopuar paska. Një ndihmë tjetër ushtarake nga Shtetet e Bashkuara vazhdon të mbetet e ‘bllokuar’ në Kongres.

E si pasojë e mungesës së ndihmës nga jashtë, Ukraina po tenton të rrit industrinë e saj mbrojtëse.

Duke folur në konferencë, ministri ukrainas i Industrisë, Oleksandr Kamyshin tha se industria mbrojtëse e vendit të tij ka trefishuar kapacitetet prodhuese gjatë vitit të kaluar.

Megjithatë, Kamyshin theksoi se Ukraina ka nevojë për më shumë municionet sesa që mund t’i prodhojë në fabrikat e saj.

“Pavarësisht sa i rrisim kapacitetet prodhuese në Ukrainë, nevoja në front është shumë më e madhe”, shtoi Kamyshin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Musk është një 'punonjës i posaçëm i qeverisë', thonë nga Shtëpia e Bardhë

Musk është një 'punonjës i posaçëm i qeverisë', thonë nga Shtëpia e Bardhë

Amerika
Kalo në kategori