LAJMI I FUNDIT:

Mark Rutte në ‘pole position’ për të qenë Sekretari i ardhshëm i NATO-s

Mark Rutte në ‘pole position’ për të qenë Sekretari i ardhshëm i NATO-s

Kryeministri holandez Mark Rutte ka siguruar mbështetjen e dy të tretave të vendeve të NATO-s, për të udhëhequr aleancën ushtarake më vonë këtë vit, thanë të mërkurën për Politico dy zyrtarë të lartë.

“Pas raundeve shumë intensive të diskutimeve midis aleatëve, ne jemi tani në pikën ku mbi 20 aleatë të NATO-s janë të përgatitur të mbështesin kryeministrin Rutte, si Ssekretarin e ardhshëm të Përgjithshëm”, tha një zyrtar i NATO-s, të cilit iu dha anonimiteti për të diskutuar çështje të ndjeshme të brendshme, transmeton Telegrafi


Rutte, i cili ka bërë fushatë për këtë detyrë që nga nëntori, është emri i vetëm i paraqitur nga 31 qeveritë anëtare të aleancës, thanë zyrtarët.

Sipas rregullave të NATO-s, Ssekretari i Përgjithshëm duhet të vendoset “me konsensus”, që do të thotë se Rutte ende duhet të marrë mbështetjen e të gjitha vendeve të mbetura.

Zyrtari tha se diskutimet “nuk janë përfundimtare”, por shtoi: se “ka një vrull në rritje pas kandidaturës së tij”.

Presioni po rritet mbi anëtarët e NATO-s për të miratuar Rutte përpara samitit të liderëve në Uashington në korrik. Ai do të zëvendësojë Jens Stoltenberg, i cili drejton NATO-n që nga viti 2014. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Botë
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

Evropa
Kalo në kategori