LAJMI I FUNDIT:

Biden: Putin është një bir k***** i çmendur

Biden: Putin është një bir k***** i çmendur

Presidenti amerikan Joe Biden e quajti presidentin rus Vladimir Putin një “bir k***** të çmendur” gjatë një mbledhjeje fondesh në San Francisko, shkruan The Guardian.

Ai gjithashtu kritikoi Donald Trump për krahasimin e tij me liderin e opozitës ruse Navalny, i cili vdiq javën e kaluar në një burg në Arktik, transmeton Telegrafi.

“Ne e kemi të çmendurin birin e k***** Putinin dhe të tjerët dhe gjithmonë duhet të shqetësohemi se mund të shpërthejë një luftë bërthamore, por kërcënimi ekzistencial për njerëzimin është klima”, tha Biden.


Duke folur me donatorët në një shtëpi private në San Francisko, Biden tha gjithashtu se ishte i befasuar nga komentet e fundit të bëra nga kundërshtari i tij i mundshëm republikan, Trump.

Trump e krahasoi vdekjen e dyshimtë të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny me problemet e tij ligjore në SHBA. Ai u gjobit me 350 milionë dollarë pasi një gjykatës i Nju Jorkut zbuloi se kishte gënjyer për pasurinë e tij në pasqyrat financiare për vite me radhë. Trump tha se vendimi ishte një formë e “komunizmit apo fashizmit”.

“Disa nga gjërat që ky djalë ka thënë, si krahasimi i vetes me Navalny. Ai thotë se është persekutuar, ashtu si Navalny është persekutuar. Unë nuk e di nga dreqin vjen kjo”, tha Biden. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Botë
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Evropa
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Botë
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Botë
Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Botë
Nuk deshi ta humb udhëtimin me aeroplan, vetura zyrtare e ministres sllovene ndez rotacionin – tentoi ta shmangte edhe dënimin për tajkalim të shpejtësisë

Nuk deshi ta humb udhëtimin me aeroplan, vetura zyrtare e ministres sllovene ndez rotacionin – tentoi ta shmangte edhe dënimin për tajkalim të shpejtësisë

Sllovenia
Kalo në kategori