LAJMI I FUNDIT:

LVV thotë se Kuvendi komunal në Prishtinë është bllokuar, dyshojnë se LDK e PDK janë duke bashkëqeverisur fshehurazi

LVV thotë se Kuvendi komunal në Prishtinë është bllokuar, dyshojnë se LDK e PDK janë duke bashkëqeverisur fshehurazi

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Prishtinë, Gëzim Sveçla ka akuzuar partinë në pushtet LDK-në dhe PDK-në për bllokim të proceseve në komunë.

Sveçla përmes një konference për media ka thënë se pas daljes së PDK-së nga koalicioni qeverisës në komunë nuk ka ndonjë shumicë qeverisëse.

“Siç e dini më 8 shkurt kur PDK bëri të ditur daljen nga koalicioni, në Prishtinë të paktën zyrtarisht nuk ka ndonjë shumicë qeverisëse. Kjo tashmë po shihet dhe është e qartë sa i përket ekzekutivit, ku shumica absolute e drejtorëve janë nga LDK-ja. Pra, një subjekt që në zgjedhjet komunale në Prishtinë i kishte fituar jo më shumë se 27 për qind të votave, sot ka 100 për qind pushtet në ekzekutiv”, ka thënë Sveçla.


Sipas tij, si rezultat i kësaj mjegulle politike nga LDK dhe PDK, Kuvendi Komunal i Prishtinës është i bllokuar tash e dy muaj.

“Nuk ka mbledhje, nuk mbahen mbledhje e s’ka diskutime për problemet e qytetarëve me të cilën ballafaqohen çdo ditë. Pa dyshim që fajtorët janë LDK dhe PDK”, ka thënë Sveçla.

Ndërsa, Nora Kelmendi, asambliste e VV-së në Prishtinë ka thënë se kanë dyshime se PDK nuk është më pjesë e koalicionit me LDK.

“Si LVV, kemi dyshimet tona për këtë dhe mendojmë që tashmë ka një dakordim të fshehtë mes tyre, ku në publik paraqiten të ndarë dhe në prapaskenë qëndrojnë të bashkuar. Për ata që kanë harruar, koalicioni i lidhur mes PDK-LDK, nuk ka qenë vetëm dakordimi për ndarjen e drejtorive komunale, por edhe menaxhimi i dhjetë ndërmarrjeve publike lokale, që realisht i takojnë Kuvendit të Komunës së Prishtinës”, ka thënë Kelmendi.

Sipas saj, si rrjedhojë, përveç drejtorive të ndara, PDK kishte marrë ndërmarrjet publike si: “Ndërmarrja Publike Banesore (NPB)”; Kompania “Pastrimi”; “Hortikultura” dhe “Trafiku Urban”, me 100% aksione në to.

“Këto ndërmarrje edhe sot vazhdojnë të udhëhiqen nga njerëz të caktuar të PDK-së. Ata mbajnë pozita të kryeshefave ekzekutiv, anëtarë bordesh, sekretar dhe auditor të brendshëm. Këta zyrtarë të PDK-së, të cilët ende janë në këto pozita, edhe tani që po flasim vazhdojnë të punësojnë militantë të tyre në ndërmarrjet e lartcekura”.

Ajo po ashtu tha se LVV ka iniciuar kërkesë për seancë të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës “shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal”.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori