Në një seancën shtesë të mbajtur sot në Gjykatën Speciale në Hagë lidhur me ecurinë e çështjes në procesin gjyqësor Thaçi dhe të tjerët, nga gjitha palët në procedurë u diskutuan planifikimet lidhur me kalendarin, kohën e marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe planifikimet tjera në këtë proces gjyqësor.
Në fillim të kësaj seance, avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emmerson foli për ekuilibrin në mes të transparencës dhe procesit të shpejt gjyqësor. Ai tha se klienti i tij ka kërkuar që procesi të mos sakrifikohet, e që të mos trajtohen të gjitha provat për hir të shpejtimit të këtij procesi gjyqësor apo transparencës.
“Duhet të trajtohen të gjitha elementët që të zbulohen çfarë ka thënë, çfarë ka bërë dhe kjo do që të jetë publike dhe ta dëgjojë i gjithë publiku në Kosovë”, tha Emmerson.
Lidhur me deklaratën e Emersonit që procesi të mos sakrifikohen dhe që provat të mos trajtohen për hir të shpejtimit të këtij procesi, por që të kemi edhe transparencë më të madhe, u pajtua edhe kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sa i përket kalendarit të gjitha palët u pajtuan që po humbin shumë ditë dhe duhet punuar për shtimin e numrit të seancave në kalendar.
Pika më e nxehtë e diskutuar në këtë seancë ishte koha që marrin Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe ekipet mbrojtëse në marrjen në pyetje të dëshmitarëve.
Të dyja palët akuzuan njëra tjetër që nuk po menaxhojnë mirë kohen e marrjes në pyetje të dëshmitarëve.
Lidhur me këtë temë, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, akuzoi si ZPS-në, ashtu edhe ekipet mbrojtëse për rolin e tyre në vonesat e shkaktuara.
“Mendoj që të gjitha palët kanë luajtur rolin e vet për vonesat e shkaktuara deri tani. Ju garantoj që kam dëgjuar pyetje të përsëritura shumë here nga mbrojtja, ashtu siç kam dëgjuar pyetje të përsëritura shumë here nga prokuroria”, tha Smith III.
Në fund të punimeve të kësaj seance, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, kërkoi nga ZPS-ja që deri më 21 maj të jep një vlerësim të ri të kohës që ju duhet për të përfunduar me çështjen e tyre.
Krejt në fund, Smith III, tha se do ketë më shumë konferenca për ecurinë e çështjes sepse, sipas tij, duket se kjo është gjeja që pjesa me e madhe pajtohen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite