LAJMI I FUNDIT:

Ana Kabashi i reagon ashpër Vesës në BBVA: Kush je ti që flet për shoqen tënde të ngushtë moj bukuroshe

Ana Kabashi i reagon ashpër Vesës në BBVA: Kush je ti që flet për shoqen tënde të ngushtë moj bukuroshe

Një episod i ri në “Big Brother VIP Albania” ka shkaktuar zhurmë jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj.

Pas përfundimit të spektaklit, Vesa dhe Ilnisa morën pjesë në një bisedë ku spekuluan rreth asaj se kush mund të ishte kandidatja e ardhshme për largimin nga shtëpia.

Vesa shprehu mendimin se mes atyre që do të ishin në rrezik, mund të ishin Arta ose Françeska – dy nga banoret femra të shtëpisë.


Megjithëse Vesa e ka konsideruar Artën si një nga shoqet e saj më të ngushta brenda shtëpisë, komentet e saj për një largim të mundshëm të Artës kanë shkaktuar reagime.

"Ka hyrë në një format të pamoralshëm", Ana Kabashi reagon ndaj bullizmit dhe komenteve seksiste që po ia bëjnë motrës së saj Artës
Lexo po ashtu "Ka hyrë në një format të pamoralshëm", Ana Kabashi reagon ndaj bullizmit dhe komenteve seksiste që po ia bëjnë motrës së saj Artës

Ana Kabashi, motra e Artës dhe vetë këngëtare e njohur, nuk ka ngurruar të shprehte pakënaqësinë e saj ndaj këtij qëndrimi.

Në InstaStory, Ana publikoi një mesazh të drejtpërdrejtë dhe të ashpër drejtuar Vesës.

Foto: Ana Kabashi/InstaStory

“Oooo Vesa Vesaa se Arta te konsideron shoqe po tii me kete ide për ‘shoqen’ tende ????” shkroi Ana, duke vënë në dyshim seriozitetin e miqësisë së Vesës me Artën. “Kur Ilnisa e shef Arten si një person qe i duhet shtepise kush je ti qe flet per shoqen tende te ngusht moooj bukuroshe! Wow”, theksoi ajo, duke sugjeruar se Vesa duhet të kishte përmbajtje më të madhe dhe të respektonte lidhjet e saj me banorët e tjerë.

Ndërkohë, fansat e programit presin me padurim për të parë se si do të zhvillohen ngjarjet e ardhshme dhe nëse kjo do të ndikojë në marrëdhëniet e Artës dhe Vesës brenda shtëpisë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Magazina
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Kalo në kategori