LAJMI I FUNDIT:

“Ka hyrë në një format të pamoralshëm”, Ana Kabashi reagon ndaj bullizmit dhe komenteve seksiste që po ia bëjnë motrës së saj Artës

“Ka hyrë në një format të pamoralshëm”, Ana Kabashi reagon ndaj bullizmit dhe komenteve seksiste që po ia bëjnë motrës së saj Artës

Ana Kabashi ka ndërhyrë në mbrojtje të motrës së saj, Artës, pjesëmarrëse në Big Brother VIP Albania 3, pas një ngjarjeje që ka ndodhur brenda shtëpisë. Arta u bë shënjestër e komenteve të ashpra nga banorja tjetër, Ilnisa, lidhur me fizikun dhe pamjen e saj.

Në një postim në Facebook, Ana denoncoi qasjen e Ilnisës si seksiste dhe të dëmshme, duke shprehur frustrimin dhe zhgënjimin e saj ndaj sjelljes që motivohet nga paragjykime dhe mentaliteti patriarkal. “Arta Kabashi është pyetur me tendenca të këqija për pamjen dhe fizikun e saj”, shkruan Ana. “Është sulmuar nga Ilnisa, banorja tjetër e asaj shtëpie”.


Ana thekson në mbrojtje të motrës së saj se nëse do të vlerësoheshin sjelljet e Ilnisës nga parimet liberale, ajo do të konsiderohej “një person i ulët” për shkak të qasjes bullizuese dhe patriarkale. Kritikat e Anës përfshijnë edhe komentet e bëra nga Ilnisa rreth roleve gjinore, siç është deklarata se “djelmoshat nuk bëjnë të lajnë enë”.

“Është e tmerrshme kur i sheh gratë agjentë të seksizmit dhe patriarkalizmit”, shton Ana, duke kërkuar që Big Brother VIP Albania të vazhdojë me misionin e tij që të thyej paragjykimet dhe tabutë.

Arta Kabashi - banorja e cila u fut përmes një vallëzimi provokues në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 3
Lexo po ashtu Arta Kabashi - banorja e cila u fut përmes një vallëzimi provokues në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 3

Ajo madje është shprehur me fjalët: “Ajo [Ilnisa] është një e pamoralshme, sepse ka hyrë në një format të pamoralshëm dhe të ulët”.

Në mbyllje të postimit të saj, Ana përcjell një mesazh mbështetës dhe pozitiv për Artën: “Nejse, Arta më së paku mundet të bullizohet për pamje, sepse është kokrra e yllit. E gjithashtu edhe e mençur, e edukuar dhe e sjellshme”.

Roza Lati dhe Fationi ekspozojnë trupin e tyre në paraqitjet me rroba larje, ngacmojnë imagjinatën e disa prej banorëve
Lexo po ashtu Roza Lati dhe Fationi ekspozojnë trupin e tyre në paraqitjet me rroba larje, ngacmojnë imagjinatën e disa prej banorëve

Kjo ngjarje ka bërë që fansat dhe ndjekësit e Artës të shprehin mbështetjen e tyre, dhe të diskutojnë mbi rëndësinë e sjelljes së përgjegjshme dhe respektit ndaj të tjerëve në ambiente si shtëpia e Big Brother VIP Albania 3. /Telegrafi/

Foto: Ana Kabashi/Facebook

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Kalo në kategori