LAJMI I FUNDIT:

“E pashë brenda natës”, shikuesit e Netflix të fiskuar pas serialit të ri thriller ‘A Killer Paradox’

“E pashë brenda natës”, shikuesit e Netflix të fiskuar pas serialit të ri thriller ‘A Killer Paradox’

Së fundmi në Netflix ka mbërritur një serial i ri thriller që ka pëlqyer aq shumë te shikuesit saqë e kanë parë në një ditë.

Bëhet fjalë për serialin thriller korean “A Killer Paradox”, i cili është vlerësuar me 74 për qind si i mirë në faqen e matjeve, Rotten Tomatoes.

“A Killer Paradox”, i njohur gjithashtu si “Murder DIEary”, është një serial kriminalistik i bazuar në webtoon-in popullor me të njëjtin emër.


Foto: Imdb

Historia flet për një student të ri, Lee Tang (Choi Woo-shik), i cili jeton me prindërit e tij, punon në një dyqan dhe ëndërron të shkojë në Kanada.

Pas një sulmi në mbrëmje nga një klient, Tang e vret atë në vetëmbrojtje, por ndjenja e fajit fillon ta hajë atë nga brenda, derisa zbulon se ka vrarë një vrasës serik të kërkuar.

Së shpejti Tang zbulon se ka një talent të fshehur që e ndihmon të dallojë njerëzit e këqij, për këtë arsye vazhdon të vrasë kriminelë.

Por, me vrasjet e tij, ai tërheq vëmendjen e detektivit Jang Nam-Gam (Son Suk-Ku) dhe ish-detektivit Song Chon (Lee Hee-Jun), të cilët besojnë se ai është fajtor dhe vendosin ta kapin.

Seriali thriller ka mahnitur shikuesit, duke u bazuar në reagimet e tyre në rrjetet sociale.

“Ky është një serial kaq i mirë, e përfundova mbrëmë”, “E pashë gjatë një nate”, “Shumë mirë”, janë disa nga komentet në grupin e Facebook-ut, Netflix Bangers.

“Seriali është një gjeni”, “Sapo e përfundova serialin, të tetë episodet. Kalova tërë të premten duke parë këtë vepër arti, më pëlqen vërtet”, kanë shkruar përdoruesit në Reddit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Magazina
Ajola Xoxa mbërrin në GJKKO e shoqëruar nga efektivët e Policisë

Ajola Xoxa mbërrin në GJKKO e shoqëruar nga efektivët e Policisë

Magazina
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Magazina
Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë

Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë

Magazina
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Magazina
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Kalo në kategori