LAJMI I FUNDIT:

“Projektligji për KPM-në në harmoni me direktivën e BE-së”, Mehmeti: Ka disa nene me të cilat s’pajtohem

“Projektligji për KPM-në në harmoni me direktivën e BE-së”, Mehmeti: Ka disa nene me të cilat s’pajtohem

Kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), Jeton Mehmeti, tha se projektligji i ri për KPM-në i miratuar rreth një muaj më parë, është në harmoni me direktivën e Bashkimit Evropian, por nuk është i kompletuar akoma.

Qeveria e Kosovës e ka dorëzuar tashmë në Kuvend projektligjin i cili synon që video dhe audio-materialet e publikuara në platformat për shpërndarjen e videove dhe mediat online të kontrollohen nga KPM-ja.

I ftuar në  “Përballje Podcast” për të diskutuar mbi këtë projektligj, sfidat dhe përgjegjësitë e KPM-së, Mehmeti deklaroi se çdo ligj që vjen nga Kuvendi i Kosovës janë të detyruar që ta zbatojnë.


Jeton Mehmeti e qartëson edhe njëherë vendimin e KPM-së për rastin e 'Arena Sport'
Lexo po ashtu Jeton Mehmeti e qartëson edhe njëherë vendimin e KPM-së për rastin e 'Arena Sport'

“Pozicioni jonë ka qenë që ligji i cili bëhet për KPM-në të jetë sa më gjithëpërfshirës, pra në kuptimin që të jetë sa më i saktë dhe në harmoni me direktivën AVMS. Çfarëdo ligji që na vjen nga Kuvendi i Kosovës, ne jemi të detyruar që ta zbatojmë”.

“Unë isha në tavolinë atë ditë kur u prezantua dhe u mbrojt nga zëvendëskryeministri në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe më pëlqeu mënyra se si e mbrojti në kuptimin që është në harmoni me direktivën e BE-së, por nuk është akoma i kompletuar”, tha ai.

Më tej, Mehmeti tha se ka disa nene në atë projektligj me të cilat nuk pajtohet.

Sipas tij, tani kur fillon faza e diskutimit publik KPM-ja si palë e interesit, do të duhej të ishte pjesë e një grupi punues, ku në mënyrë specifike do të ofronte komentet e saj për nene specifike.

“Aty ka disa nene me të cilat nuk pajtohem, flas nga ajo çfarë kam parë Për shembull, Kuvendi i Kosovës nëse nuk e miraton raportin vjetor të KPM-së, menjëherë mund të fillojë shkarkimi i anëtarëve të saj”.

Kreu i KPM-së tha se kjo është në kundërshtim edhe me disa direktiva tjera të Bashkimit Evropian, e cila kërkon që organi vendimmarrës duhet të ketë një siguri të madhe të veprimtarisë së vet.

“Kjo i bie që çdo herë, çdo vit, mund të iniciohet shkarkimi i anëtarëve të KPM-së në momentin që nuk u aprovohet raporti”, u shpreh tutje Mehmeti.

Ai ndër të tjera në këtë podcast ka folur edhe për vendimin për të rikthyer transmetimin e programeve sportive  “Arena sport” në Kosovë. /Telegrafi/