Emisar të shteteve të ndryshme në vazhdimësi po bëjnë thirrje për zbatim të asaj që u arrit në Ohër gati një vit më parë.
Me 18 mars bëhen një vit nga takimi që u zhvillua në Ohër të Maqedonisë së Veriut, mes kryeministrit kosovar Albin Kurti e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Por edhe gati pas një viti, aneks zbatimi i marrëveshje në të cilën ishin 11 pika, nuk po realizohet.
Kjo ka bërë që ditëve të fundit të vijnë mesazhe të një pasnjëshme të emisarëve evropian.
I fundit ishte ai i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili kërkon që të zbatohet ajo që u arrit në Ohër duke theksuar se kjo çështje është vendimtare.
Për presionin e emisarëve për zbatimin e pikave të arritura në Ohër, profesori Milazim Krasniqi ka një shpjegim tjetër.
“ Emisarët janë të shteteve të ndryshme dhe më shumë ndjekin interesat e tyre se sa atë të përgjithshme dhe shpesh herë deklaratat e tyre janë të kundërvena. BE ka një mandat nga OKB për dialogun dhe do të duhej të fokusohej vetëm BE në realizimin e saj pasi që inkuadrimi i emisarëve vetëm po krijon mjegull”, tha Milazim Krasniqi – profesor në UP.
E për dikë tjetër, këto mesazhe po vijnë në përpjekje për rikthim të dialogut.
“Të gjitha thirrjet e emisarëve ndërkombëtarë, janë në funksion të ruajtjes së qetësisë në Ballkanin Perëndimorë dhe rikthim të procesit dialogues dhe zbatim të marrëveshjes”, tha analisti Fidan Ukaj.
Derisa ka bërë thirrje për realizim të marrëveshjeve, ish-përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, është shprehur i bindur se do të ketë rezultate në një afat të mesëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“OKB-ja është një vend i rëndësishëm për të zgjidhur çfarëdo që duhet zgjidhur, por mendoj se ajo që është shumë e rëndësishme është sigurisht normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe jam ende i bindur se do të shohim rezultate në afat të mesëm”, tha Joachim Rucker- ish-përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm i OKB-së.
Marrëveshja e Ohrit nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.
Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A