LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i BE-së: Nuk ka plane për raund të ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Zëdhënësi i BE-së: Nuk ka plane për raund të ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

 Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka plane për një raund të radhës dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Aktualisht nuk disponojmë me bazën e nevojshme për të njoftuar seancën e ardhshme të dialogut në nivel të lartë,” u shpreh ai për agjencinë e lajmeve “Beta”.


Kjo iu referua asaj që presidenti serb Aleksandar Vuçiq kishte shprehur se priste një ftesë nga Brukseli së shpejti dhe shprehu nevojën për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit në Kosovë.

Vetëm dy ditë më herët, Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka nënvizuar se stabiliteti i vazhdueshëm dhe paqja në rajon janë të mundura vetëm përmes procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Këto deklarata vijnë në vazhdën e takimeve të ndara që Borrell ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Gjermani.

Përmes një postimi në platformën X (e njohur më parë si Twitter), Borrell ka pohuar se dialogu i lehtësuar nga BE është rruga për t’iu arritur këtyre qëllimeve dhe ka publikuar imazhe nga takimet e tij me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë, gjatë një takimi me Borrell dhe të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,  Kurti, ka kërkuar nënshkrimin e Marrëveshjeve Bazë (Bruksel, 27 shkurt; Ohër, 18 mars) si dhe heqjen e masave ndaj Kosovës.

“Kurti ka kërkuar pezullimin e masave kufizuese që BE-ja ka vendosur padrejtësisht ndaj Kosovës,” theksohet në një komunikatë nga zyra e Kryeministrit.

Sipas Kurtit, kjo veprimtari është bërë jetike për shkak të kundërvajtjeve të përsëritura nga ana e Serbisë.

Nga ana tjetër, Vuçiq në një postim në rrjetin social Facebook, ka shprehur se çështja e diskutuar kryesisht në takimet me përfaqësuesit e dialogut ka qenë ajo e Kosovës dhe, sipas tij, “synimet e Kurtit për të kryer pa prani mediatike një pastrim etnik ndaj serbëve të Kosovës.”/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

Lajme
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Kalo në kategori