LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e parakalimit të FSK-së në shesh për pavarësi, shihet si zbehje e festës

Mungesa e parakalimit të FSK-së në shesh për pavarësi, shihet si zbehje e festës
Parakalimi i ushtrisë dhe policisë me 17 shkurt të vitit të kaluar

Kosova ka shënuar dje 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës por ajo që ngjalli kuriozitet tek qytetarët ishte mungesa e parakalimit të FSK-së në shesh. Kjo duket se nuk është hera e parë.

Parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjithmonë mblidhte interesim të madh nga qytetarët për të parë nga afër kuadratet dhe këmbësorinë e Forcës.

Mirëpo në këtë 16 vjetor, nuk kishte një performancë të tillë as nga Ushtria e as nga Policia.


Krejt kjo është bërë që ky emocion që përcjellin ushtarakët të lihet për një datë tjetër po kaq të rëndësishme.

Nga Ministria e Mbrojtjes kanë thënë se parakalimi i FSK-së do të jetë më 12 qershor, datë kjo që shënon 25 vjetorin e çlirimit të vendit.

Por kjo nuk është hera e parë që të forcat e sigurisë nuk parakalojnë për festën e Pavarësisë.

Kontigjenti i FSK-së përfundon me sukses aktivitetet në ushtrimin fushor “KFOR 33” në Gjermani
Lexo po ashtu Kontigjenti i FSK-së përfundon me sukses aktivitetet në ushtrimin fushor “KFOR 33” në Gjermani

“Mos parakalimi i trupave të FSK-së dje për ndër të shpalljes së Pavarësisë mendoj se është e zakonshme pasi ka ndodh edhe më parë, dita e djeshme është dita më e madhe e Kosovës, qytetarët kanë festuar por shoh një organizim të dobët të shtetit të Qeverisës”, ka thënë Afrim Veseli- ish kolonel i FSK-së.

Sipas ish-kolonelit të FSK-së, mungesë të uniformës ushtarake gjatë së shtunës u vërejt edhe në dy raste mjaft domethënëse.

“Dje janë zbuluar dy shtatore njëra në Mitrovicë e Komandantit Jashari  dhe tjetra në Pejë e Presidentit Rugova, dhe aty përfaqësimi i uniformës së ushtrisë ke shumë i vogël madje ketë e tha edhe baca Rifat, është dashur të kenë më shumë prezente si uniform e shtetit”, ka shtuar Afrim Veseli- ish kolonel i FSK-së.

Aktivitetet për 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës gjatë së shtunës ishin të shumta, ku u organizua pritja shtetërore me ç’rast morën pjesë ambasadorët e akredituar në Kosovë e figura të tjera të rëndësishme për vendin.

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Kalo në kategori