LAJMI I FUNDIT:

Kontigjenti i FSK-së përfundon me sukses aktivitetet në ushtrimin fushor “KFOR 33” në Gjermani

Kontigjenti i FSK-së përfundon me sukses aktivitetet në ushtrimin fushor “KFOR 33” në Gjermani

Kontigjenti i Forcës Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me suksese aktivitetet në Ushtrimin Fushor “KFOR 33”

Në njoftimin e bërë për media thuhet se tashmë pjesëtarët e këtij kontigjenti janë kthyer në Kosovë, transmeton Telegrafi.


“Ushtrimi Fushor “KFOR 33” është ushtrim shumëkombësh në të cilin marrin pjesë më shumë se dhjetë shtete partnere të SHBA-së dhe realizohet në bazën ushtarake amerikane në Gjermani JMRC-Hohenfels)”, thuhet në njoftim.

Ushtrimi është i dizajnuar që të testojë dhe vlerësojë gatishmërinë e njësive luftarake të Ekipeve Luftarake të Brigadës së Këmbësorisë (48 IBCT) si pjesë e rotacioneve për misionin e KFOR-it në Kosovë dhe po ashtu përgatit shtetet partnere për operacione të përbashkëta.

Ndryshe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dje njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës është duke marr pjesë edhe në ushtrimin “Dynamic Front 2024”.

Ky është ushtrim fushor që organizohet nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë, për të përmirësuar ndërveprueshmërinë në fushën e Artilerisë dhe mbështetjes me zjarr ndërmjet shteteve të NATO-s dhe shteteve partnere të SHBA-së.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është duke marr pjesë në ketë ushtrim me një toge të mortajave dhe me oficer shtabor, krahas Ushtrisë Amerikane dhe Ushtrisë Turke, e cila është edhe mikpritëse në ketë ushtrim për vitin 2024”, ka shkruar Maqedonci në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori