LAJMI I FUNDIT:

Manchester United bën prioritet kryesor të afatit kalimtar sulmuesin e talentuar të Bayernit

Manchester United bën prioritet kryesor të afatit kalimtar sulmuesin e talentuar të Bayernit

Manchester United janë të interesuar për të nënshkruar me yllin e Bayern Munichut, Mathys Tel, gjatë afatit kalimtar veror.

Tel, i cili iu bashkua Bayernit në 2022 nga Rennes, është paraqitur në 27 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, por ka marrë vetëm 731 minuta në fushë.

I nervozuar për rolin e tij të limituar në ekip, 18-vjeçari mund të marrë rrugë jashtë Gjermanisë verën e ardhshme, ka raportuar Sky Sports.


Raporti shton se gjiganti i Ligës Premier, Manchester United kanë pyetur për situatën e lojtarit dhe e kanë diskutuar mundësinë për ta transferuar atë pas hapjes së afatit kalimtar në verë.

Tel tashmë është në dijeni të interesimit nga “Djajtë e Kuq” dhe mund ta konsiderojë mundësinë për t’u bërë pjesë e tyre në rast se një ofertë e duhur vjen në drejtim të tij.

Bavarezët në anën tjetër do të tentojnë nënshkrimin me një sulmues të ri për sezonin e ardhshëm, pasi kanë vendosur që të mos e zgjasin bashkëpunimin me Eric Maxim Choupo-Moting.

Të besuarit e Thomas Tuchel, të cilët janë pesë pikë mbrapa liderit Bayer Leverkusen, do të synojnë rikthimin tek fitoret të dielën, teksa do të përballen me Bochumin në një përballje jetike për vazhdimësinë e kampionatit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori