LAJMI I FUNDIT:

“Do të jetoj në Prishtinë, njoh disa futbollistë të Kosovës” – fjalët e para të Franco Fodas si trajner i Dardanëve

“Do të jetoj në Prishtinë, njoh disa futbollistë të Kosovës” – fjalët e para të Franco Fodas si trajner i Dardanëve

Franco Foda është emëruar trajner i ri i Përfaqësueses së Kosovës.

Trajneri gjerman ka marrë drejtimin e Dardanëve ku në prani të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare.

Ai është shprehur shumë i lumtur që do të jetë në krye të Dardanëve derisa ka thënë se beson se do të jetë i suksesshëm te Kosova.


“Është ditë speciale për njerëzit këtu në Kosovë, edhe për mua. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Po shikoj përpara për sfidën e re dhe jam optimist se do të jemi suksesshëm bashkarisht. Është i bindur se bashkë me njerëzit, bashkë me Federatën do t’ia dalë. Qëllimi im është të hy sa më shpejt në rrjedhje të ekipit. Po përgatitemi për ndeshjet e marsit. Pas këtyre ndeshjeve, do të kërkojmë kundërshtar më të përshtatshëm”, ka thënë Foda në konferencën e prezantimit.

Zyrtare: Kosova me përzgjedhës të ri, Franco Foda merr drejtimin e Dardanëve
Lexo po ashtu Zyrtare: Kosova me përzgjedhës të ri, Franco Foda merr drejtimin e Dardanëve

Foda ka thënë se do të jetoj në Prishtinë për t’i parë nga afër edhe ndeshjet e Superligës, por do të udhëtoj edhe nëpër vendet e ndryshme të Evropës që t’i takojë futbollistët dardanë.

“Unë do të jetoj në Prishtinë pasi ka lojtarë interesant në Superligë si Dellova apo Krasniqi. Gjithsesi do të udhëtoj edhe jashtë vendit për të parë futbollistët tjerë të Kosovës”, tha Foda.

Foda u pyet edhe për Edon Zhegrovën si dhe për njohjen që ka për futbollistët dardanë.

Franco Foda do të jetë përzgjedhësi i ri i Kosovës: Çfarë formacioni preferon, metodat e punës dhe sukseset e tij
Lexo po ashtu Franco Foda do të jetë përzgjedhësi i ri i Kosovës: Çfarë formacioni preferon, metodat e punës dhe sukseset e tij

“Edon Zhegrova është një futbollist shumë i mirë që po luan mjaftë mirë te Lille dhe ai është në planet tona. Çdo futbollistë që jep 100 për qind për Kosovën i ka dyert e hapura dhe do të ftohet”, ka deklaruar Foda.

“Njoh disa lojtarë si Rrahmani, Muriqi, Paqarada, Aliti, Rashica e Kryeziu. Kamë parë disa ndeshje të Kosovës dhe mund të luajmë me disa module të ndryshme si në ofensivë ashtu edhe në defensivë, megjithatë fillimisht duhet të njoftohem me lojtarët dhe të përgatitemi për ndeshjet e muajit mars”, deklaroi Foda. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori