LAJMI I FUNDIT:

Franco Foda do të jetë përzgjedhësi i ri i Kosovës: Çfarë formacioni preferon, metodat e punës dhe sukseset e tij

Franco Foda do të jetë përzgjedhësi i ri i Kosovës: Çfarë formacioni preferon, metodat e punës dhe sukseset e tij

Franco Foda pritet të emërohet përzgjedhës i ri i Përfaqësueses së Kosovës, ku në këtë pozitë do ta zëvendësojë Primoz Glihan, të cilit i skadoi kontrata me FFK-në dhe i ndanë rrugët pas një bashkëpunimi disavjeçar.

Trajneri gjerman do të prezantohet së shpejti  nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ku me të Kosova shpreson që të luajë në Kampionatin Botëror që mbahet pas dy vitesh.


Sipas burimeve të Telegrafit, kontrata e tij me FFK-në do të nënshkruhet brenda 72 orësh, ku fillimisht ai do t’i ketë katër ndeshje miqësore, pastaj ndeshjet zyrtare të Ligës së Kombeve.

Kosova në këtë garë është në grup me Rumaninë, Qipron dhe Lituanin ose Gjibraltarin, e ku synon që të dalë e para në këtë grup.

Franco Foda, karriera e tij si futbollist dhe trajner

Franco Foda ka nënshtësi gjermane, por me rrënjë nga babai është italian, ndërsa ka lindur në Mainz më 23 prill 1966.

Si futbollist ka pasur një karrierë të spikatur duke luajtur për klube në Gjermani, Austri dhe Zvicër, ndërsa ka luajtur në pozitën e mbrojtësit.

Kaiserslautern, Arminia Bielefeld, Bayer Leverkusen, VfB Stuttgart, Basel dhe Sturm Graz ishin klubet që ai ka luajtur.

Me Kombëtaren e Gjermanisë ai kishte dy paraqitje, kur u ftua sa ishte futbollit në Kaiserslautern.

Si futbollist ai e ka fituar Kupën e Gjermanisë me Kaiserslautern (1990) dhe Bayer Leverkusen (1993).

Në futbollin austriak me Sturm Graz ka fituar gjithçka që fitohet, ku spikasin titujt e kampionit në sezonet 1997/98 dhe 1998/99.

Sa i përket zejes së trajnerit, 57-vjeçari e ka nisur në klubin ku e mbylli karrierën si futbollist te Sturm, ku nga grupmoshat shkoi deri tek ekipi i parë, duke qëndruar te ky ambient për 10 vite.

Foda si trajner ka fituar titullin e kampionit në sezonin 2010/11, ndërsa Kupën e Austrisë një vit më herët në sezonin 2009/2010.

Pas Sturm ai ishte trajner te Kaiserslautern për një sezon duke u kthyer në Sturm ku qëndroi për katër vite tjera. Ai drejtoi Kombëtaren e Austrisë për katër vite, ku e kishte dërguar një herë në Kampionatin Evropian, duke e futur në mesin e 16-të më të mirave.

Pas kësaj avanture, një periudhë ai ishte për disa muaj te Zurich, ku u shkarkua.

Formacioni dhe loja që preferon

Foda preferon rreshtimet 3-4-2-1, 4-4-1-1 dhe 4-2-3-1, ndërsa njihet si adaptues i mirë i formacioneve me lojtarët që ka në dispozicion.

Ai këtë gjë kishte arritur ta bënte me Austrinë, kur luante me formacionin 4-2-3-1, ku arriti të shkonte në mesin e 16-të më të mirave për t’u eliminuar pastaj nga Italia që e fitoi turneun, me një ndeshje të ngushtë që u mbyll 2-1.

Loja e Fodas bazohet në posedim të topit, ku në Euro 2020 kishin një mesatare prej 59.6%.

Po ashtu skuadra e tij ishte e treta me vlerën më të lartë të intensitetit, ndërsa kishte statistika të mira në duele, ndërhyrje dhe ndërprerjet, pas Italisë dhe Zvicrës.

Statistikat më lartë tregojnë se Foda dëshiron të luajë një stil aktiv dhe dominues të futbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori