LAJMI I FUNDIT:

Vetëm tetë fjalë të shkruara, kështu Mbappe e bindi Florentino Perezin për transferim te Reali

Vetëm tetë fjalë të shkruara, kështu Mbappe e bindi Florentino Perezin për transferim te Reali

Kylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint Germain në fund të sezonit pas përfundimit të kontratës me gjigantin francez.

Shumë skuadra janë alarmuar për transferimin e Mbappes me parametra zero, por duket se favoriti kryesor është Real Madridi.


Vet sulmuesi francez ka shprehur gjithmonë dëshirën që një ditë të luaj në Santiago Bernabeu, derisa tani Marca ka zbuluar edhe tetë fjalët që i ka thënë ai Florentino Perezit.

Kylian Mbappe mund të paguajë nga ‘xhepi i tij’ për të siguruar kalimin tek Real Madridi
Lexo po ashtu Kylian Mbappe mund të paguajë nga ‘xhepi i tij’ për të siguruar kalimin tek Real Madridi

“Unë thjesht dua të luaj në Real Madrid”, i ka thënë Kylian Mbappe Florentino Perez, sipas Marca .

Mbappe e ka informuar tashmë PSG-në për qëllimin e tij për t’u larguar dhe gjithashtu thuhet se u ka thënë shokëve të skuadrës për vendimin e tij.

Xavi pyetet për shanset që ka Barcelona për transferimin e Mbappes
Lexo po ashtu Xavi pyetet për shanset që ka Barcelona për transferimin e Mbappes

Real Madridi ka qenë prej kohësh i lidhur me Mbappe dhe duket se ata do ta marrin atë tani. Është edhe më e rëndësishme që lojtari të shpreh hapur dëshirën e tij për t’u bashkuar me Madridin.

Los Blancos janë favoriti kryesor, por duhet të kenë kujdes pasi edhe skuadrat angleze janë të gatshme t’i ofrojnë kontratë marramendëse Mbappes për ta bindur të transferohet në Ligën Premier. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
I pari i FSHF-së, Armand Duka konfirmon se Shqipëria dhe Serbia kanë kandiduar së bashku për organizimin e Euro 2027 për U-21

I pari i FSHF-së, Armand Duka konfirmon se Shqipëria dhe Serbia kanë kandiduar së bashku për organizimin e Euro 2027 për U-21

Kombëtarja e Shqipërisë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
“Gjëra të tilla nuk janë as pjesë e ëndrrave tuaja”, fjalët e heroit të Real Madridit

“Gjëra të tilla nuk janë as pjesë e ëndrrave tuaja”, fjalët e heroit të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori