LAJMI I FUNDIT:

Nga SHBA-të, Shqipëria, Britania e Madhe, Gjermania e Turqia – urimet në 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Nga SHBA-të, Shqipëria, Britania e Madhe, Gjermania e Turqia – urimet në 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Presidenti amerikan, Joe Biden, Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, presidenti i Italisë, Sergio Mattarella e udhëheqës të shteteve tjera kanë uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në letrën e presidentit Biden thuhet se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm, të forcuar nga vizioni ynë i përbashkët për një rajon më paqësor, më të sigurt dhe më të begatë.

16 vjet shtet, Presidenti Biden e uron Osmanin: Mbështesim përpjekjet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, si hap drejt njohjes reciproke përfundimtare
Lexo po ashtu 16 vjet shtet, Presidenti Biden e uron Osmanin: Mbështesim përpjekjet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, si hap drejt njohjes reciproke përfundimtare

“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm Kosovën multietnike dhe integrimin e saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesim përpjekjet për dialog të lehtësuar nga BE për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë – një hap i rëndësishëm drejt njohjes së ndërsjellë (përfundimtare)”, thuhet në letër.


Ndërkaq në letrën e tij, Mbreti Charles III ka thënë se vlerëson lidhjen në mes të shteteve tona, duke theksuar se shpreson se do të vazhdojë bashkëpunimi i ngushtë në çështjet e rëndësishme globale, nga të cilat do të përfitojnë brezi ynë i ardhshëm.

Edhe presidenti gjerman Steinmeier ka uruar Kosovën në 16-vjetorin e pavarësisë, gjersa ka thënë se Gjermania do të mbetet një partner i besueshëm dhe i fuqishëm i Kosovës edhe në të ardhmen, ndërsa ka theksuar se do ta mbështesë vendin tonë drejt një të ardhme paqësore, evropiane.

Osmani pranon telegram urimi nga homologu Steinmeier: Gjermania do të mbetet partner i besueshëm për Kosovën
Lexo po ashtu Osmani pranon telegram urimi nga homologu Steinmeier: Gjermania do të mbetet partner i besueshëm për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në 16 vjetorin e pavarësisë ka pranuar telegram urimi nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Shqipëria do të jetë gjithmonë krah Kosovës, në çdo hap të saj për përballimin e çdo kërcënimi si dhe për anëtarësimet e reja në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Presidenti Begaj në telegramin e urimit.

Ndërsa, në letrën e urimit dërguar presidentes Osmani, presidenti Macron përshëndet dinamizmin e Kosovës dhe përparimin mbresëlënës të bërë që nga shpallja e pavarësisë, duke thënë se vendi i Kosovës do të jetë brenda Bashkimit Evropian.

Edhe presidenti turk Erdogan ka uruar popullin e Kosovës për 17 Shkurt.

Erdogan i dërgon telegram urimi Osmanit: Marrja e Komandës së KFOR-it është tregues i rëndësisë që i kushtojmë stabilitetit në Kosovë
Lexo po ashtu Erdogan i dërgon telegram urimi Osmanit: Marrja e Komandës së KFOR-it është tregues i rëndësisë që i kushtojmë stabilitetit në Kosovë

Ai ka shprehur besim të plotë se marrëdhëniet e shumanshme miqësore mes Turqisë dhe Kosovës, do të vazhdojnë të zhvillohen.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë, ka pranuar telegram urimi nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.

Në letrën e tij, Presidenti Mattarella ka thënë se Italia do të qëndrojë përkrah Kosovës në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe sigurinë e saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori