LAJMI I FUNDIT:

Ishte “gabimi i fundit” i tij: Putini shkarkon komandantin e flotës, për shkak të zhvillimeve të fundit në Detin e Zi

Ishte “gabimi i fundit” i tij: Putini shkarkon komandantin e flotës, për shkak të zhvillimeve të fundit në Detin e Zi

Komandanti i flotës ruse të Detit të Zi është shkarkuar pasi Ukraina tha se kishte shkatërruar një tjetër anije luftarake ruse, sipas raporteve të pakonfirmuara nga blogerët e luftës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, inteligjenca ushtarake ukrainase tha të mërkurën që dronët e saj detarë sulmuan dhe fundosën anijen zbarkuese “Caesar Kunikov” në brigjet e gadishullit të Krimesë të aneksuar nga Moska.


Dhe Rybar, një kanal Telegram me ndikim me 1.2 milion abonentë, raportoi se Viktor Sokolov është hequr nga posti i komandantit të Flotës së Detit të Zi dhe është zëvendësuar nga një shef i paidentifikuar shtabi.

Si po i jep Ukraina grushtin më të fortë Rusisë, në betejën për Detin e Zi
Lexo po ashtu Si po i jep Ukraina grushtin më të fortë Rusisë, në betejën për Detin e Zi

Ndërkohë Osvedomitel dhe Dva Mayora, dy kanale të tjera Telegram që ofrojnë komente të vazhdueshme mbi luftën e Rusisë në Ukrainë, thanë se shkatërrimi Caesar Kunikov duket se ka qenë “gabimi i fundit” për eprorët e Sokolov.

Blogerët zakonisht nuk citojnë burimet e tyre të informacionit.

Nuk kishte asnjë konfirmim zyrtar as për largimin e Sokolovit dhe as për emërimin e pasuesit të tij.

Ndryshe, dronët dhe raketat ukrainase kanë shënjestruar gjerësisht Krimenë që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë gati dy vjet më parë.

Ministri i Jashtëm rus vjen me një ‘zgjidhje për luftën në Ukrainë’ – edhe pse e pranon se ‘nuk do të merret parasysh nga Perëndimi’
Lexo po ashtu Ministri i Jashtëm rus vjen me një ‘zgjidhje për luftën në Ukrainë’ – edhe pse e pranon se ‘nuk do të merret parasysh nga Perëndimi’

Kievi, i cili kërkon të mbrojë rrugët e tij të anijeve dhe të parandalojë sulmet detare, pretendon se ka nxjerrë jashtë veprimit një të tretën e luftanijeve ruse të Detit të Zi që nga pushtimi.

Sokolov ka mbajtur disa poste të larta në Marinën Ruse dhe ka qenë në krye të një akademie detare në Shën Petersburg që nga viti 2020. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Botë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Kalo në kategori