Tri partitë opozitare kanë hedhur kritika në drejtim të Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. Në tre vjetorin e qeverisë, opozita ka numëruar dështime që, sipas tyre, janë bërë në Kosovë.
14 shkurti i viti 2021 mbahet mend për një tërmet elektoral që kishte ndodhur në Kosovë. Lëvizja Vetëvendosje, kishte prekur në shifra rekorde të përqindjes së fituara në zgjedhje të përgjithshme. Ky subjekt politik që për kryetar ka Albin Kurtin, kishte fituar mbi 50% të mandateve.
Tri vjet pas, janë partitë opozitare ato që kanë kritika për mënyrën se si po qeveriset Kosova, nga qeveria e Albin Kurtit.
Për deputeten e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, qeveria Kurti karakterizohet vetëm me skandale.
“Fatkeqësisht gjatë këtyre tri viteve krejt çka ka ba Qeveria në kohen kur është dashur më shumë koordinim qoftë për anëtarësim në KE, coftë për njohje të reja apo fuqizim të subjektivitetit ndërkombëtar apo edhe për dinarin, është pa që kjo qeveri në mënyrë të një pas njëshme ka treguar arrogancë më aleatin ndërkombëtar”, ka deklaruar Deliu-Kodra, për RTV Dukagjini.
Pak a shumë në linjë të njëjtë me PDK-në janë edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Nga kjo parti opozitare theksin e vënë tek çështjet ekonomike.
“Kanë shpërnda qindra miliona pa kurrfarë kriteresh me një vendim të Ministrit Murati më nga dy paragrafë duke i barazu të varfrit më të pasurit duke u mundu që më 100 euro lëmosh të zgjidhin problemet e tyre por kemi pa që ato para kanë përfundu jashtë kufijve të vendit, është vështir për me fol për progres”, ka deklaruar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.
Në mes këtyre temave të përmendura nga PDK e LDK, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë edhe një kritikë tjetër.
Ata konsiderojnë se Kurti po mbahet me vendime populiste për veriun e vendit.
“Kemi ngecje në zhvillimin ekonomik, nuk kemi mbështetje në asnjë drejtim lidhur më subvencione në ekonomi, nëse e marrim arsim, ju e dini që kanë qenë të propozuara 160 çerdhe dhe janë ndërtuar vetëm katër që tri vite dhe po ashtu procesi mësimor ka ngecje”, ka deklaruar Pal Lekaj nga AAK.
Lëvizja Vetëvendosje kishte fituar zgjedhjet me 14 shkurt ndërsa Qeverinë me kryeministër Albin Kurtin e kishte zgjedhur në fund të muajit mars të viti 2021. /Dukagjini/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend