Tirana do të ketë nesër gjithë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, teksa për rreth tetë orë në kryeqytetin e Shqipërisë do të ndalet për një vizitë zyrtare Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Blinken do të zbresë në aeroportin “Nënë Tereza” rreth orës 11:00 të paradites dhe gjatë ndalesës në tokën shqiptare, pritet të ketë një agjendë të ngjeshur me takime.
Deri më tani, janë konfirmuar takimet me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, por një mesazh i fortë nga Amerika mund të jepet edhe për punën e SPAK, ndaj gjasat janë që Blinken të ketë një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
E përjashtuara e madhe nga dita e nesërme do të jetë opozita e vendit, pasi deri më tani nuk ka asnjë konfirmim për ndonjë takim me kreun e PD-së zyrtare Lulzim Basha, apo kreun e Grupit të PD, Gazment Bardhi.
Sakaq, në pritje të Blinken, kryeqyteti është “veshur” me flamuj amerikanë dhe në fasadën e Universitetit Politeknik është vendosur një banderolë gjigante me foton e tij, për t’i shprehur mirëseardhjen Sekretarit të Shtetit.
Detajet për vizitën e Blinken në Tiranë u zbuluan, mbrëmjen e kaluar, në një telekonferencë nga ish-ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, e cila do të rikthehet në Shqipëri me Sekretarin e Shtetit.
“Ne do të nisemi nesër për një udhëtim me dy ndalesa. Ndalesa e parë do të jetë njëditore në Shqipëri e cila do të nisë në orën 11 deri në 7-8 të darkës. Kjo ndalesë do të fokusohet tek e ardhmja, e ardhmja e Shqipërisë, e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe e ardhmja e Europës. Vizita do të shënojë gjithashtu edhe 100-vjetorin e dytë të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Duam të falënderojmë kryeministrin Rama që kemi qenë bashkë pendmbajtës në Këshillin e Sigurimit. Shqipëria ka qenë pritësi kryesorë i refugjatëve afganë. Do të ketë disa takime dhe është një agjendë e ngjeshur. Do të ketë një takim me Presidentin Bajram Begaj. Më pas, do të ketë një takim me Kryeministrin Edi Rama. Pritja nuk do të jetë me ceremoniale, por do të jetë një takim bilateral dhe do të kenë një deklaratë të përbashkët për mediat”, zbuloi Kim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3