LAJMI I FUNDIT:

“Zemër ke dështu” –  në Ditën e të Dashuruarve, LDK me aksion simbolik para qeverisë

“Zemër ke dështu” –  në Ditën e të Dashuruarve, LDK me aksion simbolik para qeverisë

Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka organizuar sot një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës.  

Në Ditën e të Dashuruarve, rinia e LDK-së me disa fletushka në duar kanë dërguar disa porosi për Qeverinë.

“Zemër ke dështu”, “Zemrën plotë, kuletën thatë”, “Me zemrën në darkë, por zemrën jashtë vendit”, janë disa nga thëniet që të rinjtë e LDK-së kishin shkruar.


Kryetari i Forumit të LDK-së, Paris Guri theksoi se me këtë aksion simbolik po ua rikujtojnë qeverisë se po përfundojnë mandatin me dështimin për t’ia përmirësuar jetën qytetarëve në çdo fushë.

Ai tha se qytetarët po ballafaqohen me rritje të çmimeve, lista të gjata të pritjes në klinikat e QKUK-së, dështime në arsim etj.

“Dashuri për interes PDK dhe LDK” – aktivistë të LVV-së me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës
Lexo po ashtu “Dashuri për interes PDK dhe LDK” – aktivistë të LVV-së me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës

“Sot në Ditën e të Dashuruarve, ne ua rikujtojmë qeverisë se dashuria për vendin tonë është më e madhe se gjithçka tjetër dhe e ardhmja na takon neve që e shohim Kosovën si vend për të jetuar, e jo si diçka të përkohshme”, tha ai.

Ndryshe, derisa po fliste përfaqësuesi i të rinjve të LDK-së, dikush në prapavijë thërriste “Albin Kurti, Albin Kurti”. /Telegrafi/