LAJMI I FUNDIT:

Këta janë skiatorët që ndihmuan nxjerrjen e trupit të pajetë të shtetases amerikane në Brezovicë

Këta janë skiatorët që ndihmuan nxjerrjen e  trupit të pajetë të shtetases amerikane në Brezovicë

Trupi i pajetë i shtetases amerikane, e moshës 54 vjeçare e cila humbi jetën të martën nga një ortek i papritur bore në një zonë të njohur si “Foleja e Shqiponjës”, u nxorrë përmes ndihmës së disa skiatorëve.

Faqja Brezovica.info në rrjetin social Facebook përmes një statusi ka falënderuar skiatorë të cilët arritën ta nxjerrin trupin edhe pse zona ishte mjaft e vështirë.

“Një falënderim i madh për këta skiatorë të mrekullueshëm e të guximshëm vendas që rrezikuan jetën e tyre për të rimarrë trupin e pajetë të skiatores e cila ishte zënë nga orteku. Marko Stanisiq, Endrit Haxhikadrija, Rifat Bytyqi, Meriton Bobaj, Radovan Sibinoviq, Milan Petroviq, Ivan Stojanoviq, Nikola Nikoliq, Mihajlo Iliq”, shkruhet në postim.


Vdekja tragjike e amerikanes në Brezovicë, trupi i pajetë dërgohet në IML
Lexo po ashtu Vdekja tragjike e amerikanes në Brezovicë, trupi i pajetë dërgohet në IML

Gjithashtu në faqen zyrtare të Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës janë publikuar disa fotografi të skiatorëve duke ndihmuar nxjerrjen e trupit të pajetë të shtetases amerikane. /Telegrafi/

Foto: ShKShM
Foto: ShKShM
Foto: ShKShM

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani: Javën tjetër me gjasë zhbllokohet Kuvendi, s’ka Qeveri Kurti 3

Ramadani: Javën tjetër me gjasë zhbllokohet Kuvendi, s’ka Qeveri Kurti 3

Politikë
Nga buka te kafja, çmimet

Nga buka te kafja, çmimet "fluturojnë" para se të shtrenjtohet rryma në Kosovë

Lajme
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
Pamje të trishta! Në vendin e krimit dhe nëpër lokale, qeni kërkon të zotin pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë

Pamje të trishta! Në vendin e krimit dhe nëpër lokale, qeni kërkon të zotin pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë

Lajme
​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Lajme
Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori