LAJMI I FUNDIT:

Vdekja tragjike e amerikanes në Brezovicë, trupi i pajetë dërgohet në IML

Vdekja tragjike e amerikanes në Brezovicë, trupi i pajetë dërgohet në IML

Një shtetase amerikane, e moshës 54 vjeçare ka humbur jetën të martën pas një orteku të papritur të borës në një zonë të njohur si “Foleja e Shqiponjës”.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:35 në qendrën e skijimit në Brezovicë.


Tutje bëhet e ditur se bashkëshorti i saj (shtetas britanik) me të cilin ishin duke skijuar bashkë, dyshohet se është zënë nga orteku i borës.

“Qendra e Skijimit, Brezovicë  13.02.2024 – 15:35. Një femër shtetase amerikane është gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit pa shenja jete në vendin e quajtur ‘Foleja e Shqiponjës’. Viktima sipas bashkëshortit të saj (shtetas britanik), me të cilin ishin duke skijuar bashkë, dyshohet se është zënë nga orteku i borës”, thuhet në raport.

Foto: ShKShM

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

E zë orteku, humb jetën një shtetase e huaj në Brezovicë, policia jep detaje
Lexo po ashtu E zë orteku, humb jetën një shtetase e huaj në Brezovicë, policia jep detaje

Ndryshe, për shpëtimin  e turistes amerikane ishin mobilizuar ekipe të shumta të specializuara, por që për fat të keq shtetasja amerikane nuk iu mbijetoi plagëve të marra.

Deni Hameli nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës në një adresim për mediat të martën tha se rreth orës 15:20 kemi pranuar një thirrje për ndihmë nga Patrulla e skijimit në Brezovicë, për një aksident orteku.

“Koha ka qenë me mjegull dhe dukshmëria ka qenë shumë e ulët. Ka qenë shumë e vështirë të lokalizohet vendi i aksidentit. Pas disa përpjekjeve kemi konstatuar se aksidenti ka ndodhur të vendi i quajtur ‘Vendi i Shqiponjave’. Pas një kërkimi të shkurtër është lokalizuar trupi, por për fat të keq për shkak të traumave nga orteku, një shtetase e huaj ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Hameli.

“Keni kujdes nga lëvizni pasi një lëvizje juaj shumë e vogël jashtë shtegut të skijimit mund të jetë e rrezikshme për jetën tuaj. Andaj lëvizni vetëm nëpër shtigje të skijimit. Shtigjet janë të sigurta dhe Brezoviza poashtu është e sigurt”, ka shtuar tutje pjesëtari nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës. /Telegrafi/

Foto: ShKShM
Foto: ShKShM
Foto: ShKShM