LAJMI I FUNDIT:

PDK: BQK e ngriti flamurin e bardhë, u shndërrua në strehë të militantëve të Albin Kurtit

PDK: BQK e ngriti flamurin e bardhë, u shndërrua në strehë të militantëve të Albin Kurtit

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi ka thënë se Banka Qendrore e Kosovës është shndërruar në strehë të militantëve të Albin Kurtit.

Gjoshi në një postim në Facebook, ka shkruar se BQK kohëve të fundit ka vepruar me urdhra politikë që i shërbejnë agjendës politike të partisë në pushtet, LVV-së.

“Banka Qendrore e Kosovës, më së paku është e Kosovës, por një strehë e militantëve të Albin Kurtit, që shërbejnë si kukulla për lojëra politike.


Prej fundit të vitit të kaluar dhe gjatë gjithë janarit e deri më tani në shkurt, BQK ka vepruar me urdhra politikë që i shërben agjendës politike të një partisë në pushtet”, ka shkruar Gjoshi.

Ai më tej ka theksuar se “pavarësia” e BQK-së i shërbeu Kurtit vetëm për tu përplasur me aletarët e Kosovës në Këshill të Sigurimit.

“BQK-ja e çoi flamurin e bardhë dhe e dorëzoi pavarësinë (të rrejshme) pas urdhrit politik të Albin Kurtit.

“Pavarësia” e BQK-së i shërbeu Kurtit vetëm për t’u përplasur me aleatët e Republikës së Kosovës që shkoi deri në Këshillin e Sigurimit, sikur të ishte një dhuratë e rënë nga qielli për Serbinë, Rusinë dhe Kinën”, ka shkruar Gjoshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori