LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez dikton trendin e dimrit që mund të vishet për çdo rast

Jennifer Lopez dikton trendin e dimrit që mund të vishet për çdo rast

Mund të vishet për çdo rast, punë, shëtitje dhe dalje mbrëmjeve

Jennifer njihet për stilin e saj sensual që nxjerr në pah trupin dhe format e saj, por edhe ajo këtë dimër nuk mund të ndalojë së veshuri xhaketa, fustane dhe korse mbi fanellat role të zeza bazë.

Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez ka postuar në Instagram foto në të cilat ajo pozon me një fanellë trupi gjysmë transparente nga kashmiri intimisimi me një korse të bardhë dhe pantallona në të njëjtën ngjyrë.


View this post on Instagram

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Nuk ishte hera e vetme që Jennifer mori një qasje të shtresuar ndaj veshjes. Në dhjetor, Lopez veshi një fanellë të zezë nën një pallto me print leopardi kur ndau një klip të këngës së saj të re „Can’t Get Enough“.

View this post on Instagram

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Para kësaj, ajo përsëri kishte veshur një kombinim bazë të një fustani mini me një xhaketë sportive, kur festoi suksesin e markës së saj të koktejve Delola.

Tani edhe ju mund ta zotëroni këtë pjesë dhe të jeni joshëse si një divë latine, por në të njëjtën kohë t’i qëndroni besnik klasikëve.

Përveç fanellës role, ju rekomandojmë edhe një pallto leshi dhe syze të mëdha, në mënyrë që të përshtateni me trendin e ri të femrave moderne dhe të jeni seksi dhe e sofistikuar.

/Telegrafi/