LAJMI I FUNDIT:

Provokime dhe përplasje mes Eglës dhe Ledjonës, Meritoni hyn t’i ndajë

Provokime dhe përplasje mes Eglës dhe Ledjonës, Meritoni hyn t’i ndajë

Ledjona dhe Egla kanë vazhduar të përplasen edhe gjatë mëngjesit të sotëm, duke i hedhur fjalë të rënda njëra-tjetrës.

Aktorja e ka cilësuar Ledjonën si “peshk pa bisht” dhe si “njeri gjynah”, ndërsa gazetarja i është përgjigjur duke i thënë “lus zotin që njerëzve t’ua bëjë jetën, siç e kanë shpirtin”.

Debati mes tyre ka agravuar edhe më tej, sa është dashur ndërhyrja e banorëve, pasi teksa kërcente Ledjona i është afruar Eglës, ndërsa kjo e fundit e ka shtyrë duke i thënë se po i afrohet në hapësirën e saj.


Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

“Shtyhu se je në hapësirën time, o gjë e ulët” – tha Egla.

Pjesë nga debati i tyre:

Egla: Deri dje kam qenë me ilaçe unë, i mbarova. Doktoreshë je ti?

Ledjona: Kur të dalësh jashtë do ta marrësh vesh çfarë jam unë.

Egla: Do që të kesh ndonjë hall të më ndihmosh, se vetëm atëherë aktivizohesh ti. Ti je gjynah. Ti je një peshk pa bisht, që nuk di të notosh.

Egla: O grua që mallkon. Nuk të duroj se e ke zërin shumë të bezdisshëm.

Ledjona fillon të kërcejë pranë saj, ndërsa Egla e lëviz me dorë duke i thënë që je në hapësirën time.

Egla: Je në hapësirën time. Shtyhu se je në hapësirën time, o gjë e ulët. (Ndërhyn Meritoni për t’i ndarë)

Ledjona: “Mos më prek me dorë. Nuk duhet të prekesh.”

Egla: Po po kërcejmë, hajde se më ftove në vallëzim. Kur do të kërcesh mbaroje deri në fund, frikacake.

Ledjona: O e dështuar, hipokrite! /Telegrafi/