LAJMI I FUNDIT:

“Nuk jemi në nivelin e tyre”, trajneri i Gironës dorëzohet pas debaklit që pësoi nga Real Madridi

“Nuk jemi në nivelin e tyre”, trajneri i Gironës dorëzohet pas debaklit që pësoi nga Real Madridi

Girona ka pësuar debakël nga Real Madridi në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, duke pësuar humbje me rezultat të thellë 4-0.

Duke folur për mediat pas ndeshjes Real Madrid-Girona , trajneri i mysafirëve, Michel, ka pranuar se skuadra e tij nuk mund të konkurrojë me yjet e Carlo Ancelottit për titullin e La Ligës .

“Nuk ka njeri për të fajësuar për humbjen. Ne dhamë gjithçka, por në duele ata ishin shumë më superiorë. Camavinga, Vini, Bellingham… ne thjesht nuk jemi në atë nivel. Liga jonë nuk është kjo: ne jemi një ose dy hapa larg Madridit, ky është realiteti”.


Real Madridi tregon forcën para tifozëve të vet, fiton me ‘poker’ golash ndaj Gironës
Lexo po ashtu Real Madridi tregon forcën para tifozëve të vet, fiton me ‘poker’ golash ndaj Gironës

“Fitorja në çdo ndeshje na ka kushtuar, por ne kemi përulësinë të dimë të humbasim. Nuk ka asgjë për të kundërshtuar fitoren e Realit, ata kanë qenë superiorë, pak ekipe mund t’i rezistojnë Madridit kur ata ecin me ritmin që kanë ecur”.

“Liga jonë është Bilbao, Betis, Real Sociedad, Valencia… ne nuk mund të jemi në ligën e Madridit, Barçës apo Atleticos, ata janë transatlantik”, deklaroi Michel.

Në fushë e turpëroi, por pas ndeshjes Vinicius Jr ngushëlloi kundërshtarin që filloi të qante
Lexo po ashtu Në fushë e turpëroi, por pas ndeshjes Vinicius Jr ngushëlloi kundërshtarin që filloi të qante

Ndërsa Los Blancos në fakt po performojnë jashtëzakonisht mirë, Michel po tregohet shumë modest. Girona ka arritur të mposhtë Barçën dhe Atleticon, duke pësuar vetëm dy humbje nga një skuadër e caktuar me të bardhë këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

La Liga
Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Serie A
Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

La Liga
Reali e ka njoftuar trajnerin e ri që do t'i drejtojë në Kupën e Botës për klube, nuk është as Ancelotti ose Alonso

Reali e ka njoftuar trajnerin e ri që do t'i drejtojë në Kupën e Botës për klube, nuk është as Ancelotti ose Alonso

La Liga
Tifozët e futbollit janë të bindur se Papa është bërë viktima më e fundit e

Tifozët e futbollit janë të bindur se Papa është bërë viktima më e fundit e "mallkimit të Aaron Ramsey"

Ligat tjera
Real Madridi merr fitore të vështirë ndaj Getafes për të mbajtur gjallë shpresat për titull fal golit të Arda Guler

Real Madridi merr fitore të vështirë ndaj Getafes për të mbajtur gjallë shpresat për titull fal golit të Arda Guler

La Liga
Kalo në kategori