LAJMI I FUNDIT:

Izraeli pretendon se një qendër e fshehtë e zbulimit të Hamasit është gjetur nën selinë e UNRWA

Izraeli pretendon se një qendër e fshehtë e zbulimit të Hamasit është gjetur nën selinë e UNRWA

Ushtria izraelite pretendon se nën selinë e agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë në Rripin e Gazës, e njohur si UNRWA, grupi i Hamasit ka fshehur një qendër të nëndheshme të përpunimit dhe komunikimit të të dhënave.

Ushtria izraelite thotë se qendra nëntokësore u ndërtua pikërisht nën vendndodhjen që ata nuk menduan ta kontrollonin apo të synonin, transmeton Telegrafi.

Izraeli muajin e kaluar akuzoi 12 anëtarë të stafit të agjencisë palestineze të OKB-së për refugjatët për përfshirje në sulmin e Hamasit të 7 tetorit.


Që kur akuzat u bënë publike, shumë nga vendet më të mëdha donatore të UNRWA-s kanë njoftuar ngrirjen e fondeve, duke shkaktuar shqetësime se agjencia mund të ndërpresë operacionet në Gaza dhe gjetkë në Lindjen e Mesme brenda disa javësh.

Sipas The Times of Israel, zbulimi i supozuar i IDF-së i qendrës së të dhënave të Hamasit duket të jetë një rastësi dhe pa ndonjë lidhje me vetë agjencinë.

Selia e UNRWA në Gaza ndodhet në lagjen Rimal të qytetit të Gazës, një zonë ku më parë vepronte IDF.

Në kohën e ofensivës fillestare tokësore në qytetin e Gazës, ushtria nuk gjeti ose dinte për qendrën e të dhënave të Hamasit.

Megjithatë, të dhënat e reja nga inteligjenca, të cilat erdhën kryesisht nga marrja në pyetje e ushtarëve të kapur nga Shin Bet, ndihmoi në përcaktimin se ku të gërmohej. /Telegrafi/