LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e shfaqura pas ndeshjes tregojnë se Bellingham është në dhimbje të madhe pas lëndimit

Pamjet e shfaqura pas ndeshjes tregojnë se Bellingham është në dhimbje të madhe pas lëndimit

Real Madridi shënoi fitore me rezultat të thellë 4-0 në shtëpi ndaj rivalit direkt për titull Gironës, duke çuar në pesë diferencën e pikëve në tabelë.

Në një ndeshje ku shkëlqyen lojtarët si Vinicius Jr dhe Jude Bellingham, fitorja e Real Madridit nuk u vu asnjëherë në dyshim, kjo falë dominimit të madrilenëve që nga starti.


Si shpeshherë këtë sezon, edhe në këtë ndeshje Jude Bellingham ishte një ndër lojtarët që lanë shenja në rezultatin e ndeshjes, duke shënuar dy gola në sfidën ndoshta më të rëndësishmen deri më tani për Real Madridin.

Megjithatë, një goditje që mesfushori anglez mori në pjesën e parë të këtij takimi, siç duket e shqetësoi atë gjatë ndeshjes, me ç’rast u detyrua të largohej nga fusha para kohës.

Pamjet e shfaqura pas ndeshjes nga kamerat treguan se si Jude Bellingham po vuante nga dhimbjet i ulur në bankën rezervë.

Ai sapo doli mori tretmanin e duhur nga stafi mjekësor i klubit, të cilët i lidhën një qese me akull në zonën ku ai po ankohej nga lëndimi.

Real Madridi tregon forcën para tifozëve të vet, fiton me ‘poker’ golash ndaj Gironës
Lexo po ashtu Real Madridi tregon forcën para tifozëve të vet, fiton me ‘poker’ golash ndaj Gironës

Pas ndeshjes Ancelotti e la në pikëpyetje prezencën e Bellingham për duelin ndaj Leipzig në Ligën e Kampionëve të martën, teksa ai do t’i nënshtrohet nesër (e diel) testeve mjekësore, për të parë shkallën e lëndimit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Kalo në kategori