LAJMI I FUNDIT:

Egjipti mohon se kishte kundërshtuar hapjen e kufirit me Gazën

Egjipti mohon se kishte kundërshtuar hapjen e kufirit me Gazën

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sissi, ka mohuar se fillimisht kishte kundërshtuar lejimin e dërgimit të ndihmës humanitare në Gazë përmes pikëkalimit kufitar të Rafahut, derisa presidenti amerikan, Joe Biden, e bindi për të kundërtën.

“Nga momenti i parë, Egjipti ka hapur pikëkalimin kufitar të Rafahut, nga ana e vet e kufirit, pa asnjë kufizim apo kusht dhe ka mobilizuar ndihmë masive humanitare dhe ndihmë tjetër”, tha lideri egjiptian përmes një deklarate për media më 9 shkurt.

Një betejë do të nisë mes ushtrisë izraelite dhe grupit Hamas në Rafah, Netanyahu urdhëron evakuimin e civilëve - por ku do të shkojnë ata?
Lexo po ashtu Një betejë do të nisë mes ushtrisë izraelite dhe grupit Hamas në Rafah, Netanyahu urdhëron evakuimin e civilëve - por ku do të shkojnë ata?

Një ditë më parë, Biden mori meritat se kishte bindur el-Sisin – të cilin gabimisht e quajti president të Meksikës – për të hapur pikëkalimin e Rafahut në mënyrë që të dërgoheshin ndihma për Gazën. “Bisedova me të. E binda që të hapte portën”, tha Biden gjatë një konference për media.


Në fillim të luftës, Izraeli ndaloi hyrjen e ushqimit, ujit, karburantit dhe furnizimeve të tjera në Gazë, duke u zotuar se nuk do të lejojë asgjë të hyjë në këtë territor derisa Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – të lironin pengjet e marra gjatë sulmeve të 7 tetorit, sulme që nxitën luftën.

Izraeli vazhdimisht ka mbyllur pikëkalimin në Rafah, duke bombarduar pjesën palestineze të kufirit. U desh presion i madh nga SHBA-ja ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që Izraeli të pajtohej që të lejonte një numër të vogël të kamionëve me ndihmë të hynin në Gazë nga Egjipti.

Atëbotë, Egjipti vazhdimisht kishte deklaruar se dëshironte të hapte pikëkalimin dhe të lejonte dërgimin e ndihmës. Hezitimi i Egjiptit kishte të bënte më shumë me lejimin e një numri të kufizuar të njerëzve nga Gaza në tokën egjiptiane, duke shprehur frikën për një fluks të madh të regjugjatëve.

El-Sissi fajësoi Izraelin për vonesat në dërgimin e ndihmës në Gazë, duke përmendur sulmet izraelite të kryera në kufi. Kur ndaluan sulmet, tha ai, Egjipti riparoi pikën kufitare dhe lejoi dërgesat me ndihë humanitare. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Botë
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Amerika
Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?

Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?

Amerika
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Amerika
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor

Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor

Botë
Kalo në kategori