LAJMI I FUNDIT:

Një betejë do të nisë mes ushtrisë izraelite dhe grupit Hamas në Rafah, Netanyahu urdhëron evakuimin e civilëve – por ku do të shkojnë ata?

Një betejë do të nisë mes ushtrisë izraelite dhe grupit Hamas në Rafah, Netanyahu urdhëron evakuimin e civilëve – por ku do të shkojnë ata?

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se ka urdhëruar evakuimin e civilëve nga qyteti Rafah (afër Egjiptit) për të eliminuar katër batalionet e mbetura të Hamasit atje.

Për momentin, deri në 1.4 milion palestinezë janë strehuar në qytetin jugor të Rripit të Gazës dhe UNICEF vlerëson se 600 mijë prej tyre janë fëmijë, ku shumica prej tyre kanë ikur nga bombardimet më në veri, transmeton Telegrafi.


“Është e pamundur të arrihet objektivi i luftës për eliminimin e Hamasit dhe lënien e katër batalioneve të Hamasit në Rafah”, tha zyra e tij në një deklaratë.

“Nga ana tjetër, është e qartë se një operacion masiv në Rafah kërkon evakuimin e popullatës civile nga zonat e luftimit”.

“Kjo është arsyeja pse kryeministri Netanyahu udhëzoi IDF-n dhe strukturën e mbrojtjes në kabinet një plan të dyfishtë si për evakuimin e popullsisë ashtu edhe për shpërbërjen e batalioneve”, thuhet tutje në komunikatë.

Por, ku do të shkojnë ata?

Ndonëse plani për evakuimin e tyre u iniciua nga kryeministri izraelit, pyetja lind se ku do t’i çojnë civilët.

Palestinezët nuk mund të shkojnë në jug të qytetit afër Egjiptit, pasi egjiptianët e kanë përjashtuar këtë mundësi, derisa nuk ka asnjë shans që ata të dërgohen në lindje të Izraelit.

Në perëndim është deti, dhe atyre u mbetet vetëm veriu – dhe kjo do t’i largonte ata nga ndihmat që vijnë nga jugu.

Një ekspert tha për Sky News, se civilët e evakuuar nga Rafah nuk kanë se ku të shkojnë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rusia humbet kontrollin e ishullit kyç

Rusia humbet kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
SHBA shpreson se Hamasi do të pranojë “ofertën jashtëzakonisht bujare” të Izraelit për armëpushim

SHBA shpreson se Hamasi do të pranojë “ofertën jashtëzakonisht bujare” të Izraelit për armëpushim

Botë
Kalo në kategori