LAJMI I FUNDIT:

Akuzat për manipulim të provave lidhur me aksidentin që la të vdekur Ferhat Bejtullahun, prokuroria fajëson policinë se ia dorëzoi me vonesë kallëzimin penal

Akuzat për manipulim të provave lidhur me aksidentin që la të vdekur Ferhat Bejtullahun, prokuroria fajëson policinë se ia dorëzoi me vonesë kallëzimin penal

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se më 31 janar të këtij viti ka pranuar kallëzim penal nga policia, që lidhet me aksidentin e ndodhur dy muaj më parë i cili la të vdekur profesorin Ferhat Bejtullahu.

Këtë deklarim prokuroria e ka bërë të enjten në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, pasi është pyetur në lidhje me deklaratat e vajzës së të ndjerit, Sihana Bejtullahu, e cila ka akuzuar institucionet për manipulim me prova. Në një intervistë për Telegrafin të enjten, ajo ka thënë se është e zhgënjyer me institucionet të cilat siç ka thënë, e kanë trajtuar padinjitetshëm rastin.


E në përgjigjen e Prokurorisë së Prishtinës thuhet se nga dita kritike kur ka ndodhur rasti, kanë qenë në pritje të kallëzimit penal nga policia, derisa më 31 janar 2024, e ka pranuar të njëjtin dhe i është ndarë prokurorit përkatës, i cili është duke e trajtuar këtë çështje penale.

Pasi bëri publik neglizhimin e rastit të babait që iu aksidentua për vdekje, Sihana Bejtullahu ftohet në takim nga Kryeprokurori i Shtetit
Lexo po ashtu Pasi bëri publik neglizhimin e rastit të babait që iu aksidentua për vdekje, Sihana Bejtullahu ftohet në takim nga Kryeprokurori i Shtetit

Nga ky institucion po ashtu kanë ripërsëritur një deklaratë të datës 14 dhjetor të vitit të kaluar lidhur me rastin, ku arsyetohet vendimi për moscaktimin e masës së paraburgimit ndaj personit që e ka shkaktuar aksidentin.

”Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit me kujdes ka vlerësuar rrethanat e kryerjes së veprës penale dhe pasi ka analizuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, ka vlerësuar se në rastin konkret nuk plotësohen këto kushte”, thuhet në përgjigjen e tyre.

“Përgjegjësia penale e të dyshuarit do të vërtetohet saktësisht gjatë hetimit, pasi duke pasur parasysh vendin ku ka ndodhur rasti, vepra e rrezikimit të trafikut publik kryhet nga pakujdesia dhe në kryerjen e tyre mund të kontribuojnë të gjithë pjesëmarrësit në trafik, andaj edhe në këtë çështje penale, Prokurori i Shtetit ka siguruar të gjitha provat në vendin e ngjarjes, është intervistuar i dyshuari në stacionin policor dhe është hapur rast në drejtim të veprës penale ‘Rrezikimi i trafikut publik’ (me fatalitet)”.

Profesori Ferhat Bejtullahu u aksidentua mbrëmjen e 2 dhjetorit, teksa po bënte si zakonisht rrugën nga vendi i punës së tij, kolegji UBT, për në banesën e tij.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Bill Klinton”, afër vendit të tij të punës, ku një shofer i papërgjegjshëm e shtypi me veturë. Bejtullahu, një profesor i respektuar në lëmin e tij, vdiq pak orë më vonë nga plagët e marra. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori