Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të kryeqytetit të enjten, ka dhënë disa sqarime në lidhje me vendimin për këmbimin e pronave.
Ai ka thënë se ky vendim ka rrjedh nga një proces i cili ka filluar nga qeverisja e kaluar.
“Për më tepër, ky proces ka rrjedh nga një numër i vendimeve të nivelit qendror, pra Ministrisë së Ambientit, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal. Nga momenti që qeverisja jonë ka vazhduar këtë proces, janë ndjek të gjitha procedurat e parapara ligjore. Pra, për këtë çështje, janë dërguar pikat e rendit të ditës me kohë, përfshi këtë pikë për këmbim”, ka deklaruar Rama.
Mirëpo sipas tij, ndonëse një vendim i tillë është diskutuar dhe miratuar në Kuvend, nuk ka pasur reagime kundër nga asnjë parti politike.
“Nuk ka reaguar askush. Vendimi është miratuar në këtë Kuvend. Nuk ka reaguar askush. Kanë kaluar disa javë. Asnjë fjalë nuk e kanë thënë nga PDK e as LVV. Pas një shkrimi të pavërtetë dhe tendencioz, ju e politizuat këtë çështje”.
I pari i Prishtinës tutje ka thënë se për shkak të spekulimeve në media, Ministria e Financave dhe ajo e Administrimit të Pushtetit Lokal e kanë marrë suspenduar këtë vendim.
“Si pasojë e shkrimeve spekulative, të njëjtit zyrtarë të Ministrisë së Pushtetit Lokal që kanë miratuar ligjshmërinë të njëjtit po e tërheqin atë. Pa asnjë argument apo fakt shtesë. Nuk janë një apo dy zyrtarë, por janë pesë që kanë nënshkruar ligjshmërinë e këtij vendimi, përfshirë edhe ministrin e MAPL-së. Dhe tani të njëjtit e kanë tërhequr ligjshmërinë e tij, përfshirë këtu edhe ministrin”.
“Ministria e Financave thotë se pas informatave nga mediat po e suspendojmë vlerësimin e pronave, do të thotë as fakte nga prokuroria e as fakte nga policia. Një proces që ministria është e obliguar ta zbatojë thotë po e suspendoj në bazë të spekulimeve në media”, ka deklaruar Rama.
Ai mes tjerash ka dhënë disa sqarime shtesë në lidhje me vendimin për këmbimin e pronave, pasi sipas tij janë thënë shumë të pavërteta për këtë proces.
“Është raportu se: Kryeqyteti i ka dhanë 20 hektarë për 8 hektarë. Nuk është e vërtetë. Vendimi i Asamblesë së Kryeqytetit e thotë qartë se prona 8 hektarëshe këmbehet me pesë të parcelës 20 hektarëshe, e përsëris me pjesë të parcelës, jo me krejt parcelën. Sa tokë do të këmbehet, 10 ari, 50 ari, 2 hektarë apo 5 hektarë, nuk e përcakton kryeqyteti e as Përparim Rama, por e përcakton Ministria e Financave”.
“Është thënë se Përparim Rama dhe qeverisja aktuale e kanë nisë këtë proces. Prapë e pavërtetë. Janë ngrit pyetje se çfarë interesi ka Kryeqyteti me marrë një tokë te Liqeni, cili është interesi publik i Kryeqytetit me marrë atë tokë? Përparim Rama, nuk ka deklaru atë tokë me interes publik, por Ministria e Mjedisit me një vendim të vitit 2020 i cili përcakton tokat rreth Liqenit të mbrojtura dhe obligon organet komunale me bo këmbim. Kuvendi Komunal në vitin 2021 ka konfirmu vendimin e Ministrisë së Mjedisit rreth interesit publik të asaj toke. Jo unë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje