LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen afro 2 mijë euro të falsifikuara – përfshirë monedha 5 dhe 100 euro

Konfiskohen afro 2 mijë euro të falsifikuara – përfshirë monedha 5 dhe 100 euro

Kosova tash e disa muaj është përballur me një rritje alarmante të dukurisë së parave të falsifikuara, duke shkaktuar shqetësime të mëdha për autoritetet vendore dhe për sistemin financiar në përgjithësi.

Paratë e falsifikuara kanë shkaktuar pasoja të mëdha për ekonominë, sigurinë publike dhe integritetin e sistemit financiar në Kosovë.

Vetëm në 24 orët e fundit, policia ka konfiskuar 1 mijë e 731 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.


Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Ankuesja femër kosovare, menaxhere e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar 870 € që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Ndërkaq një rast tjetër ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku ankuesja femër kosovare, punëtore e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar monedha metalike me vlerë rreth 451 € si dhe 2X5 € të letrës të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

BQK jep udhëzime për kujdes nga monedhat e falsifikuara në qarkullim, tregon se si mund t'i dalloni ato
Lexo po ashtu BQK jep udhëzime për kujdes nga monedhat e falsifikuara në qarkullim, tregon se si mund t'i dalloni ato

Tjetër rast ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan, ku ankuesi mashkull kosovar, punëtor i bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar 4 kartëmonedha me vlerë 100 € që dyshohet të jenë te falsifikuara.

Parat në të tri rastet janë konfiskuar dhe rastet po hetohen.

Kujtojmë se Banka Qendrore e Kosovës muaj më parë ka njoftuar se është duke u koordinuar në aspektin ndër-institucional me organet përgjegjëse për t’i mbështetur në veprimet e tyre për kufizimin dhe parandalimin e këtij aktiviteti kundër ligjor, duke ofruar të gjithë bashkëpunimin e nevojshëm dhe mbështetjen profesionale dhe teknike.

Tutje thuhet se monedhat e vërteta janë të dallueshme nga ato të falsifikuara dhe se ka disa mundësi që të identifikohen.

Sipas BQK-së, monedhat e falsifikuara përgjithësisht kanë veti të ndryshme magnetike nga ato të vërteta, si dhe në pamje kanë një kualitet të dobët të detajeve, zakonisht ngjyrë të ndryshme të rrethit dhe sipërfaqes brenda rrethit dhe mungesë të shkronjave në skaje. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Kalo në kategori